I thyen kafkën e dhëmbët, 32 vite burg 2 vrasësve të Zarif Alliun

I thyen kafkën e dhëmbët, 32 vite burg 2 vrasësve të Zarif Alliun

David Myrte

Vrasja horor me mjete të forta duke i çarë kafkën, thyer hundën dhe dhëmbët e gojës Zarif Alliut, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Braçanj të Devollit në 2017, rrezikon dënimin me 32 vite burgim për dy autorët e dyshuar Spiro Xholli nga Elbasani dhe David Myrte nga Devolli. Prokurorja e Korçës, Dhorina Theodhori, pas disa seanca gjyqësore, dy ditë më parë ka lexuar konkluzjonet përfundimtare për dy të pandehurit Myrte dhe Xholli, duke i kërkuar trupit gjykues deklarimin fajtor të pandehuri Xholli dhe dënimin e tij me 18 vite burg. Po kështu është kërkuar edhe për të pandehurin Myrte, ku për këtë të fundit është kërkuar 14 vite burgim. Të dy të pandehurit akuzohen nga prokuroria dhe policia e Korçës për akuzën e “Vrasjes me dashje” kyer në bashkëpunim në dëm të viktimës Zarif Alliu, të cilin e kanë vrarë me mjete të forta, duke i thyer kafkën, hundën dhe dhëmbët e gojës, por shkaktuar dhe dëme të tjera fizike në trup viktimës. Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria e Korçës dhe komisariatit Devoll, viktima dhe dy të pandehurit kishin njohje me njëri-tjetrin. Ngjarja është raportuar në 18 mars 2017 ku është marrë informacioni se në vendin e quajtur fshati Braçanj, rrethi Devoll janë gjetur të dëmtuar tre persona, të cilët kanë kërkuar ndihmë tek fshatarët e zonës.

Të dëmtuar janë shtetasit Zarif Alliu, Daniel Tole dhe Mendar Burnazi. Njoftimi është bërë nga fshatarë të zonës, tek të cilët kishin trokitur të dëmtuarit Daniel Tola dhe Mendar Burnazi për ndihmë. Menjëherë pas marjes së njoftimit për këtë vepër penale, oficerët e policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Devoll, kanë kryer veprimet e para verifikuese, duke marë deklarimet e të dëmtuarve Daniel Tola dhe Mendar Burnazi. Të dy personat të cilët kishin dijeni të plotë për ngjarjen objekt hetimi kanë dhënë fakte kundërthënëse lidhur me mënyrën se si ka ndodhur ngjarja. Mendar Burnazi, i cili i pyetur fillimisht për faktet objekt hetimi ka treguar rrethana që nuk kanë aspak me ngjarjen objekt hetimi, në vijim ka dhënë spjegime të detajuara për mënyrën se si ka ndodhur konflikti ku ka ngelur vetë i dëmtuar dhe ka gjetur vdekjen shtetasi Zarif Alliu. Ndërkohë që në deklarimin e dytë ai ka dhënë spjegime të detajuara sa i takon ngjarjes objekt hetimi, detaje të cilat në fakt kanëqënë në përputhje të plotë me të gjitha rrethanat që kanë rezultuar nga hetimi por edhe gjykimi i kësaj çështje penale. Hetimet kanë treguar se Mendar Burnazi kishte ndërtuar bashkë me viktimën Zarif Alliu lidhur me transportin e substancave narkotike, ky fakt për prokurorinë spjegon edhe shkakun pse deklaruesi nuk ka treguar se si ka ndodhur dinamika e plotë e kësaj vrasje makabre. Sipas prokurorisë Spiro Xholli rezulton të ketë të dokumentuar me prova të plota dhe bindëse kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohet, në vend të reflektimit të pendimit për veprimin e kryer ka zgjedhur që të tregojë një alibi qesharake. Sipas këtij të pandehuri, ai ka marë në mjetin e tij disa persona, të cilët kanë qënë të dehur, e ndonëse ai ishte në drejtimin e mjetit, për keqardhje ndaj tyre ka pranuar të shkojë në errësirë në rrugën dytësore, që të çonte në një zonë të pandriçuar ku ndodheshin varret e fshatit Braçanj, ndonëse për të që jetonte ne Elbasan, ai perbënte një vend të panjohur. Aty befas persona të panjohur më parë nga ana e tij i kanë dalë në pritë e ndonëse ai ishte ne drejtimin e mjetit nuk ka kryer asnjë rezistencë, por ka dalë, është dhunuar nga këta persona, është friksuar për vdekje nga ajo që ka ndodhur e pavarësisht nga kjo ka ndezur dhe pirë me shumë se dy cigare. I është dashur të ngrerë këtë alibi për të justifikuar rezultatin e analizës së ADN-së lidhur me bishtin e cigars së gjetur në vendin e ngjarjes. Nga të gjithë personat në mjet, çuditërisht vetëm ky person mundet të largohet, në vendi i ngjarjes, ndërkohë që personat e tjerë ngelen të gjithë në vendin e ngjarjes të dëmtuar.

Ai pretendon se është dëmtuar, por çuditërisht nuk paraqet asnjë kallzim për atë që kishte ndodhur, e ndonëse tregoi solidaritet ndaj të dëmtuarve duke I çuar tek vendi që ata dëshironin, me pas ndonëse I sheh të dëmtuar për vdekje, largohet në drejtim të paditur. Prokuroria vlerëson se i pandehuri Spiro Xholli është takuar me viktimën Zarif Alliu, të cilin referuar deklarimeve dhe indicjeve të tjera që rezultuan nga gjykimi i kësaj çështje penale e ka përdorur në bashkëpunim me persona të tjerë me qëllimin specik për transportin e lëndës narkotike. Vetëm në njërin prej takimeve të zhvilluara mes Spiro Xhollit dhe viktimës ka qënë I pranishëm shtetasi Mendar Burnazi, kurse shtetasi Daniel Tole rezulton të jetë thirur vetëm për episodin e fundit të transportit, që mendohej prej viktimës si punë që do të kryhej nga ky fundit. Kjo rrethanë rezulton qartë jo vetëm nga deklarimet e Daniel Tole dhe Mendar Burnazi, por edhe nga rezultat e përgjimit të transkiptuara në 19 mar 2017, të zhvilluara mes Daniel Tola dhe Mendar Burnazi. Në këtë transkiptim Daniel Tola shpreh habinë për atë që kishte ndodhur me Zarifin dhe Mendarin, faktin që ndaj tyre ishte ushtruar dhunë dhe mundohet të kërkojë një shpjegim logjik prej Mendarit. Ky I fundit i deklaron se “avazin” nuk e ka bërë ai por Zarifi, por se çfarë avazi është bërë prej viktimës, Mendari thotë se ai nuk e di. Daniel Tola insiston dhe i kërkon Mendarin që të tregojë saktë se cilët ishin ata persona dhe e pyet se pse nuk kishin mllef me të (me Danielin), por vetëm me Zarifin dhe Mendarin. Në këtë transkiptim Danieli e pyet Mendarin nëse e njihte personin që e kishte bërë këtë gjë (pra vrasjen), nëse e kishte takuar më parë dhe Mendari i thote se e kishte takuar vetëm një here në kafe.Danieli në këtë transkiptim betohet dhe thotë që edhe sikur ta vrasin, atë që pa, ndonëse për pak sekonda do ta tregojë, ndërkohë që i lutet Mendarit të tregojë për personat që ndodheshin aty, por Mendari i thotë se nëse do le ti tregojë Zarifi emrat e të gjithë personave. Në mënyre të përsëritur viktima ju ka krijuar probleme, ndonëse nuk është provuar se cilat kanë qënë veprimet konkrete që viktima ka kryer, por rezulton plotësisht e provuar se Zarifi e ka vendosur veten e vet në detyrime financiare, me të gjitha gjasat për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve që kishte marë ndaj Spiro Xhollit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sikurse rezultoi nga ky gjykim, pasi shtetasi Zarif Alliu nisej drejt shtetit grek, të nesërmen kishte komunikime të shumta mes shtetasit Spiro Xholli si dhe kërkim intesiv nga Emiljano Braholli dhe David Myrte, të cilët arriten deri në momentin kur morën djalin e viktimës peng, për ta çuar në fshatin Cangonj në formë presioni ndaj këtij të fundit. Sikurse rezultoi në gjykim nga dëshmia e Florenc Alliu, pohimet e viktimës në seancë gjyqësore, por edhe nga vetë deklarimet e të pandehurve në lokal në Cangonj kanë qënë të dy të pandehurit së bashku me personat e tjerë. Ndonëse i pandehuri tjetër David Myrte ka pohuar para gjykatës së nuk njihej me shtetasin Zarif Alliu, nga dy dëshmitë e shtetasve Kristi Manaj dhe Geraldi Manaj, ky i pandehur së bashku me Emiljanon kanë kërkuar me insistim numurin e viktimës, madje i kanë shkuar këtij të fundit edhe në shtëpi e i kanë marë djalin peng në formë presioni. Madje djali I viktimës ka adresuar ndaj këtij të pandehuri edhe kërcënimin që David Myrte i ka bërë në adresë të babait të tij Zarif Alliu. Të tre këto dëshmi, të shtetasve Kristi Manaj, Geraldi Manaj dhe Florenc Alliu konfirmojnë një rrethanë shumë të rëndësishme që lidhet me shtetasin David Myrte. Ky shtetas ishte në mënyrë insistuese në kërkim të viktimës dhe në kushtet e dërgimit të mesazheve kërcënuese në adresë të tij, vetëm pak kohë para se vrasja të ndodhte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhora...: 30/09/2019 01:30

    Po ca e ke kete pretence moj prokurore. Po ti duhet te kerkosh burgim te perjetshem per te dy monstrat. O zot kur do vije ne vete ky milet!!

    Përgjigju
  • memento mori: 29/09/2019 09:33

    paskërkan bo ligj qe, kush vret njerez, te bej ca vite burg e te dali me pas i rehabilituar?!!!! Ata pisat qe i kane bere kesi ligjesh e provofshin ne familjet e tyre kete ligjin, por jo per te qene pas hekurave, por ne kushtet qe tju kete ndodh krimi brenda shpise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?