Një i ri në Tropojë është arrestuar pasi lëvizte me armë dhe para me vete.

A. Q., 29 vjeç  banues në Babinë, Tropojë, është arrestuar në flagrancë në një lokal në qytetin e Barjam Currit, në kuadër të operacioni "Babina". Gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës atij i gjetën një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.

Policia nuk e ka lënë me kaq por ka shkuar edhe në shtëpinë  etij për të kryer kontrolle dhe  aty i gjetën edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa.

"Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Babina".

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 29 vjeç, banues në Babinë, Tropojë. Në një lokal në qytetin e Barjam Currit, gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës së shtetasit A. Q. shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".