Menjëherë pas një videoje që është hedhur ditëve të fundit në rrjetet sociale, ku shihej qartë që dy persona po urinonin në kokën e një të treti, policia e e Tiranës ka mundur që të identifikojë autorët e këtij veprimi, ndërkohë që ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj tyre.
Sipas policisë së Tiranës, autorët: R. N., 34 vjeç dhe D. N., 19 vjeç shihen në video duke kryer veprime të dhunshme dhe jo të hijshme ndaj një të riu.
Ata akuzohen për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” “Fyerje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” ndërkohë që i dëmtuari A.Ç., 20 vjeç, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Ai ka shtuar se, autorët e këtij veprimi e kanë marrë me mjetin e tyre dhe kanë kryer veprime jo të hijshme, e kanë goditur dhe veprimet i kanë filmuar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com