FIER - Afërdita Nuhaj nga Fieri, e cila rreth dy muaj më parë humbi djalin e saj 9-vjeçarë në Gjermani, ku kishte shkuar për të kërkuar azil është akuzuar nga autoritetet gjermane për vrasjen e djalit të saj. 36-vjeçarja është shprehur se është e tmerrshme ajo që po i ndodh.
Ajo thotë se autoritetet gjermane në vend që të hetojnë pesonat përgjegjës për vdekjen e djalit të saj 9-vjeçarë, akuzojnë atë për vrasjen e të birit.
“Është e tmerrshme ajo që po më ndodh mua. Shkova në Gjermani për të siguruar një jetë më të mirë për familjen time, por humba fëmijën. Autoritetet gjermane, në vend që të hetojnë personat përgjegjës për vdekjen e djalit, më akuzojnë mua për vrasje nga pakujdesia”, – tha Nuhaj.
Ajo e humbi djalin e saj një muaj pasi kishte shkuar në Gjermani. I mituri kishte hyrë të lahej në një pishinë publike, por është nxjerrë prej andej në gjendje kome dhe pas 12 ditësh ka ndërruar jetë në një spital në Montein të Gjermanisë.
36-vjeçarja deklaroi se kërkon ndihmën e shtetit shqiptar për padrejtësinë që po i bëhet.
“Sipas saj, në 12 prill me djalin Erid Çela morëm rrugën e shkuam azilantë në Gjermani. Meqënëse isha nënë me një fëmijë, na stabilizuan në një hyrje pallati në qytetin Spyer…Në datën 5 qershor vendosa me djalin të shkonim në pishinat publike. Hyrja ishte 10 euro për person, kështu që pagova 20 euro. Teksa bëmë gati shezllonet, djali u zhvesh se donte të lahej. Teksa isha duke i bere ushqimin gati, ai iku. Pishinën e kisha 5-6 m larg. Pas dhjetë minuta dëgjova se po ulërinin njerëzit. Djali rrinte i mbytur në pishinën e të rriturve, që ishte ngjitur me atë të fëmijëve. E nxorëm djalin nga pishina. kërkuam ndihmë nga personeli i pishinave, nuk na ndihmoi askush. Një doktorshë me origjinë kosovare më ndihmoi. Pas afro 15 min erdhi helikopteri dhe e çuan në spital në Montein. Aty qëndroi për 12 ditë në koma.” - tha Nuhaj në një intervistë për GSH.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com