TIRANE-Nëna e vajzës që ndërroi jetë nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Maminas ka deklaruar për Report Tv se Elena ishte nisur për në Itali, ndërsa lajmin e vdekjes e ka mësuar nga shoqet e saj. Rozafa Glloga thotë se vajza ishte e fejuar dhe se shkonte shpesh herë në Itali, pasi punonte te shoqet e saj në një dyqan, ndërsa shton se nuk ka pasur asnjëherë probleme.

 

 

Mbrëmë në orën 17:00 e kam takuar për herë të fundit. Vajza ime ishte nisur për në Itali, do të qëndronte 10 ditë, shkonte herë pas here në Itali pasi punonte te dyqani i shoqes së vet. Kjo ishte hera e 4 që po shkonte. Nuk ka pasur asnjëherë probleme. Vajza ka qenë e mira e shoqeve e keqja e vetes. Kishte me vete 600 euro dhe garancinë. Nuk e di çfarë problemi pati që nuk u nis në Itali.

Lajmin e vdekjes e kanë mësuar shoqet e saj që jetojnë në Itali pasi e panë në televizor. Në mëngjes na njoftuan ne. Vajza ishte e martuar por jetonte tek ne, dhe na ndihmonte financiarisht pasi jemi të varfër. Unë punoj në fshese turni i 3 cdo natë” është shprehur për Report Tv nëna e vajzës, Rozafa Glloga.

E ema dhe vajza
(Nëna Rozafa Glloga dhe vajza Elena)

Nëna shprehet se vajza ka shkuar disa herë në Itali dhe se nuk ka pasur probleme, por mbrëmë Elena Avdillari ishte kthyer nga policia kufitare.  Elena Avdillari humbi jetën mbrëmë së bashku me shoferin e taksisë Bujar Agalliun 60 vjeç, me banim në Durrës, pasi u përplasën nga një makinë tip ‘Benz’ me shpejtësi mbi 140 km në orë në Maminas. Policia ka shpallur në kërkim autorin e aksidentit, Fatjon Zhaporja, nga Tropoja. 

Aksidenti i qëllimshëm?
Pista kryesore e hetimit është aksident për shkak të shpejtësisë së lartë, por nuk përjashtohet edhe goditja me qëllim e taksisë e për rrjedhojë nxjerrjen e saj nga rruga. Rozafa Glloga, nëna e vajzës thotë se nuk e njeh Fatjon Zhaborjën nga Tropoja, i cili aksidentoi taksinë duke lënë dy të vdekur. E reja është përcjellë sot për në banesën e fundit. 

Autori i aksidentit i dënuar për tentativë vrasje
34-vjeçari nga Tropoja, Fatjon Zhaborja i cili mesnatën e kaluar aksidentoi taksinë në Maminas ku udhëtonte 23-vjeçarja Elena Avdillari, e cila humbi jetën në vend bashkë me drejtuesin e taksisë, Bujar Agalliu, ka qenë i dënuar më parë për tentativë vrasje. Në vitin 2005, 13 vite më parë, Fatjon Zhaborja atëherë 19-vjeç, i lindur të Rragam të Tropojës, ka tentuar të vrasë me thikë në Tiranë shtetasin Agron Kasapi, 53-vjeç ngjarje kjo e regjistruar pranë ambasadës greke. 53-vjeçari ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Pas ngjarjes, autori është larguar nga kryeqyteti dhe për rreth një javë është fshehur në Gjirokastër, ku edhe ka rënë në prangat e policisë. Zhaborja është dënuar për krimin dhe mësohet se ka lënë qelinë e burgut pak vite më parë. 

d.b/shqiptarja.com