Deputeti i Partisë Socialiste Loer Kume ka qenë sot live në një intervistë televizive kur në media u bë publik lajmi për arrestimin e vëllait të tij, Enea Kume i akuzuar për tjetërsim pronash tek Gjiri i Lalzit.

Loer Kume ka bërë të ditur se i vëllai është arrestuar mbrëmjen e djeshme dhe se për sa kohë nuk ka një vendim fajësie, ai do të konsiderohet i pafajshëm.

Ndër të tjera, deputeti i PS-së tha se në fund secili mban vetë përgjegjësi për jetën e vet dhe vendimet që merr. Loer Kume tregon se i vëllai merrej me drejtimin e një agjencie turistike së bashku me familjarë të tjerë.

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë. Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe.

Im vëlla ka drejtuar një biznes familjtar, një agjenci turistike së bashku me familjarë të tjerë”, u shpreh deputeti Loer Kume.


Lajmi kryesor:

Vrasje dhe tjetërsim pronash, SPAK godet Avdylajt dhe Rumin e Shijakut! Zbardhet ekzekutimi i Edmir Bregut në 2021! 9 masa sigurie, pranga edhe vëllait të deputetit (EMRAT)