Tritol pranë hotelit të kryetarit të Rithemelimit në Malësi të Madhe, u dëmtua reklama! Sterkaj: Shpërthimi jo në pronën time, por në parking

Tritol pranë hotelit të kryetarit të Rithemelimit në Malësi të Madhe, u dëmtua reklama! Sterkaj: Shpërthimi jo në pronën time, por në parking

Fredi Sterkaj

SHKODËR- Një sasi e vogël tritoli është vendosur në ambientet e jashtme të një hoteli në fshtin turistik të Razmës, në Malësinë e Madhe.

"Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.

Pronari i këtij biznesi, i cili ka pasur vetëm dëme materiale tek pjesa e reklamës është Fredi Sterkaj, emër i njohur në Malësinë e Madhe. 

I angazhuar prej vitesh në politikë, Sterkaj u zgjodh tre ditë më parë kryetar i Rithemelimit në degën e Malësisë së Madhe, ne një proces ku 4 kandidatët e tjerë u tërhoqën nga gara.

Sterkaj, gjatë një komunikimi me telefon tha se lënda plasëse është vendosur në parkingun publik dhe jo në biznesin e tij. Sipas Sterkajt, shpërthimi nuk ka lidhje me pronën e tij dhe me familjen e tij. Parkingu është i fshatit turistik të Razmës dhe aty parkojnë, të gjithë, thotë Sterkaj.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano