Tritol poshtë makinës, por fitili u fik! Dështon atentati ndaj administratorit të Vllaznisë, Lici: S'trembem asnjë fije, kriminelët të rrinë larg sportit (VIDEO)

SHKODËR-Dështon atentati me eksploziv kundër administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë Suad Lici. Në një ditë të shënuar, 101-vjetorin e themelimit të ekipit të futbollit persona të paidentifikuar gjatë natës, kur të gjithë ishin në gjumë vendosën një pako me 200 gr eksploziv C4 poshtë makinës tip 'Benz' me targa AA 311 SH të Suad Licit. Fatmirësisht pakoja me eksploziv nuk shpërtheu, pasi fitili përcjellës, sipas ekspertëve të xhenios që shkuan nga Tirana, ishte fikur duke bërë që zjarri të mos arrijë deri tek kapsolla që të kryente shpërthimin e tritolit që ishte mbështjellë me natriban. Mjeti tip "Benz" i Licit ishte parkuar në lagjen "Ahmet Haxhija" përpara shtëpisë, ngjitur me stadiumin 'Loro Boriçi'. Rreth orës 08:30 minuta kur Lici kur doli nga shtëpia dhe u drejtua për të hipur në makinën e tij pikasi në tokë pakon e dyshimtë dhe njoftoi menjëherë policisë.

Forcat e xhenios që shkuan nga Tirana hoqën eksplozivin, por nuk e bënë shpërthimin e kontrolluar, pasi do të analizojnë lëndën plasëse, ndërsa do të hetojnë për gjurmë të mundshme gishtash që mund të jenë lënë në pako për të shkuar te autorët. Report Tv solli pamjet nga Shkodra të makinës së Suad Licit, që iu vendos tritol. Grupi hetimor sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë banesës dhe stadiumit, pasi tribuna është vetëm 5 metra larg. Pista e parë që po hetohet lidhet me detyrën e Licit si administrator i Vllaznisë. Suad Lici u shpreh për mediat se nuk ka konflikte me asnjë dhe nuk e di se nga mund ti ketë ardhur tentativa e dështuar me eksploziv, por i pyetur nëse ka pasur kërcënime apo mesazhe lidhur me punën te Vllaznia, ai nuk e mohoi, por u shpreh se i ka sqaruar ata që kanë pasur pretendime. Lici theksoi nuk duhet të dalim në përfundime para se të flasë drejtësia, por kishte një apel nëse ngjarja lidhet me sportin dhe detyrën e tij te Vllaznia, "kriminelët duhet të rrinë larg sportit".

Megjithatë, Lici deklaroi se nuk trembet asnjë fije dhe se do të vijojë që të lëvizë i lirë.  Kryebashkiakja Voltana Ademi e pranishme në vendin e ngjarjes u shpreh se nuk duhet të flasim dhe të nxjerrim përfundime për ngjarjen përpara drejtësisë. Ademi theksoi se nuk është momenti për deklarata politike dhe se më parë duhen pritur rezultatet e hetimeve, por shprehu shqetësimin se situata e rendit në Shkodër nuk është aspak e qetë. Ish-futbollisti i disa ekipeve dhe tashmë administrator i Vllaznisë, Suad Lici njihet edhe si biznesmen në Shkodër.  Ai u emërua nga Voltana Ademi administrator i Vllaznisë në Shkodër në 23 korrik të vitit 2018.  Ngjarja e sotme është një goditje psikologjike edhe për ekipin, që sot ndeshet me Teutën në Durrës në orën 17:00. Kjo nuk është hera e parë që shënohen ngjarje të rënda me drejtuesit edhe stafin teknik të ekipit të Vllaznisë, pasi më parë janë regjistruar edhe me trajnerët Ernest Gjoka, Agim Canaj dhe Armando Cungu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:24
Tritoli Licit/ Voltana Ademi letër të hapur: Drejtuar atyre që e kanë lënë Shkodrën zonë të lirë për krimin, Ramës dhe Lleshajt...


Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi me anë të një reagimi  të dytë ka hedhur akuza nga Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryeministrit Edi Rama, për ngjarjen e ndodhur në Shkodër ku makinës së Suad Licit iu vu një sasi tritoli por fatmirësisht nuk shpërtheu. Ademi në reagimin e saj të dytë shkruan se Shkodra po pyet se kush e ka radhën nesër që të goditet nga krimi.

Ndër të tjera Ademi shkruan se ngjarja e sotme, ashtu si dhe të tjerat më përpara, janë këmbanë alarmi për Shkodrën dhe shkodranët, ndërsa shton se duhet të jetë këmbanë alarmi për qeverinë e cila, nga dita në ditë sipas saj po jep prova se vetëm krimin nuk e lufton.

Reagimi i Ademit:
Shkodra u trondit sërish këtë të dielë! Ditën për diell krimi nuk ka frikë, duke i sjellë shkodranëve pasiguri, mungesë shprese për jetën, rendin dhe sigurinë në Shkodër. Fatmirësisht, lënda plasëse nuk shpërtheu, çka do ta bënte akoma më tragjike këtë të dielë, ndërkohë që për familjen e Administratorit të KF Vllaznia, orët e para të paradites të së dielës kanë qënë orë ankthi dhe pasigurie. Sot si Kryetare e qytetare e Shkodrës, si nënë, si grua, kërkoj nga të gjitha strukturat e shtetit, të gjitha organeve ligjzbatuese në vend: Reagoni me forcën e ligjit! Krimi në Shkodër po godet çdo ditë shkodranët. Sot ishte administratori i Vllaznisë Suad Lici, por nesër mund të jetë kushdo pre e krimit, që duket se në Shkodër i është lënë fushë e lirë veprimi.

Kam shprehur gjithnjë mbështetjen ndaj forcave të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjithë organeve të zbatimit të ligjit. Kam ofruar gjithmonë bashkpunimin në luftën kundër krimit, sepse shkodranët nuk duhet të kenë frikë të ecin, të flenë apo të zgjohen në shtëpitë e tyre, në qytetin e tyre. Nuk duhet të jetojnë në panikun e tronditjes së tritolit, krismave të armëve në rrugët ku kalojnë çdo ditë. Sot, si çdo shkodran tjetër, jam pranë familjes Lici. Por sot Shkodra pyet se kush do ta ketë radhën nesër ?! Kjo, pasi fatkeqësisht është ngjarja e 4-ët e vendosjes së lëndëve plasësë në Shkodër në më pak se dy muaj, ndërkohë që asnjë nga këto ngjarje nuk është zbardhur. Shkodranët kanë nëvoje për siguri për jetën, për familjen, për bisnesin! Ata nuk kanë nevojë për shoë-n e rradhës dhe as për deklaratat boshe të cilat duket qartë se nuk trembin krimin, mesa duket të veshur me "pushtet" në Shkodër.

Ngjarja e sotme, ashtu si dhe të tjerat më përpara, janë këmbanë alarmi për Shkodrën dhe shkodranët, duhet të jetë këmbanë alarmi për këtë qeveri e cila, nga dita në ditë po jep prova se vetëm krimin nuk e lufton. Ngjarjet e rënda të njëpasnjëshme në Shkodër, tregojnë më së miri se askush nuk ka frikë nga shteti, sidomos krimi dhe eksponentët e tij. Ndërkohë që tek ata që kanë kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në Shkodër, çdo ditë është e mbushur me frikë, me ankth për të punuar, për të rritur fëmijët dhe për të jetuar në këtë qytet. Shkodra ka nevojë për siguri dhe rend. Strukturat shtetërore, agjensitë ligjzbatuese e kanë detyrë kushtetuese garantimin e tyre. Por mbi të gjitha, duhet treguar vullnet në përballjen me krimin e eksponentët e tij, vullnet që akoma nuk po ndihet në Shkodër. Si qytetare e parë e Shkodrës, kjo është thirrja ime drejtuar të gjitha institucioneve që duhet ta bëjnë këtë qytet të jetueshëm për banorët e saj.

Ora 12:35
Fati shpëtoi makinën e Suad Licit, tritoli nuk shpërtheu se u fik fitili (Detajet)

Atentati me eksploziv kundër administratorit të Vllaznisë Suad Lici dështoi se u fik fitili. Burime nga grupi hetimor sqaruan se nga verifikimet e para rezultoi se fitili përcjellës është ndezur në momentin që e kanë vendosur autorët, por është djegur vetëm një pjesë e tij dhe është fikur duke bërë që zjarri të mos arrijë deri te kapsolla për të shpërthyer eksplozivin rreth 200 gr C4 që ishte mbështjellë me natriban. Autorët e kishin planifikuar shpërthimin e makinës gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit kur familja Lici ishte në gjumë, ndërsa administratori e konstatoi pakon vetëm në mëngjes kur doli nga shtëpia për të hipur në 'Benz'. Ekspertët e xhenios rreth orës 12:00 mbërritën në vendin e ngjarjes në Shkodër për të kontrolluar pakon. Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja theksoi se nuk u krye në vendin e ngjarjes shpërthimi i kontrolluar i pakos nga ekspertët e xhenios, pasi do të analizohet në laborator, ndërsa po hetohet për gjurmët e mundshme të gishtave të autorëve. 

Ora 11:03
Tritoli makinës së Licit, Voltana Ademi: Jo politikë! Të flasë drejtësia, situata në Shkodër nuk është e qetë (VIDEO)

Kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se nuk duhet të flasim dhe të nxjerrim përfundime për ngjarjen përpara drejtësisë. Ademi theksoi se nuk është momenti për deklarata politike dhe se më parë duhen pritur rezultatet e hetimeve, por shprehu shqetësimin se situata e rendit në Shkodër nuk është aspak e qetë. 

Prononcimi i plotë i kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi
Unë u lajmërova nga media në fakt dhe erdha menjëherë, kam qenë afër, kalova para nja një ore këtu. Unë besoj se duhet ti lëmë vendin grupeve të punës, forcave të RENEA-s, që janë nisur për të bërë një vlerësim të saktë, të një verifikimi paraprak që policia ka bërë dhe pastaj në varësi të asaj që do të verifikohet duhet të bëhen hetimet e duhura duke bërë të mundur nxjerrjen në dritë të së vërtetës. Shpresoj që të mos jetë dicka e tillë në emër të qytetit dhe sigurisë sonë, askush në qytetin tonë nuk do të ketë probleme kaq të rënda. Ti lëmë vendin forcave të policisë që të kryejnë detyrën, si qytetare, shtetare, si njeri që jeton cdo ditë këtu. Është e nevojshme që të gjithë të bëjmë detyrën për t'u gjetur e vërteta.

Nuk është dicka e re te Vllaznia, presionet dhe kërcënimet....
Mendoj që të gjithë të presim rezultatet pa shkuar në përfundime, sepse vetëm në atë rast mund të flasim dhe të nxjerrim problematikat nëse ka të tilla.

Keni marrë shqetësime ju gjatë kësaj kohe?
Nuk ka pasur, në këto kohë ka një ecuri pozitive të strukturës dhe menaxheriale dhe strukturës teknike, por për të mos hyrë në detaje duhet të presim punën e policisë. Nuk duhet të ngutemi për të shkuar drejt përfundimeve. Ajo na shqetëson është situata që në qytetin e Shkodrës nuk është e qetë. Për ngjarjet që ndodhin ditë pas dite.

Keni pasur kontakte me drejtues të lartë të policisë apo ministrin e Brendshëm për situatën e rendit?
Ne komunikojmë në vazhdimësi me drejtuesit e policisë në Shkodër. Edhe sot kam pasur një komunikim me drejtorin më informoi për punën që duhet të kryhet, të lëmë teknicienët të bëjnë punën e duhur në emër të ligjit dhe sigurisë në Shkodër.

Cfarë ndodh te Vllaznia, se nuk është hera e parë? Në fushën e stërvitjes janë nxjerrë armë ish-trajnerit Armando Cungu, ish-trajneri Agim Canaj është kapur për fyti te fusha e stërvitjes, Ernest Gjoka tentativë për ta therur dhe sot vijmë tek kjo ngjarje?
Sot nuk ka një problematikë Vllaznia ka një frymë pozitive. Sigurisht ngjarjet e kaluara kanë qenë të pa precedenta, qoftë policia apo vendimet që janë marrë nuk kanë hedhur dritë mbi ngjarjet dhe kjo peshon mbi drejtësinë mbi ata që duhet të kishin kryer punën e vet. Për rastin e sotëm të presim atë që duhet të vlerësojnë teknikisht asaj do të jemi këtu për të diskutuar. Nuk jemi në kuadër të një deklarate politike për sa kohë bëhet fjalë për sigurinë e njerëzve dhe rendin.

Ju tremb kjo, sot është 101 vjetori i Vllaznisë, ndoshta edhe ironikisht...
Ne jetojmë në Shkodër cdo ditë, jemi njerëz të lirë, punojmë në mënyrë të ndershme, kjo është arma më e fuqishme që qyteti i Shkodrës ka.

Ora 10:49
PAMJET e pakos me eksploziv poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet nga Shkodra të makinës së Suad Licit, që iu vendos tritol poshtë makinës, por fatmirësisht nuk shpërtheu, pasi e pikasi dhe njoftoi policinë. Në pamje duke pakoja e mbështjellë me natriban që është vendosur poshtë makinës.

Ora 10:40
Tritoli poshtë makinës, Suad Lici: S'më trembin asnjë fije, kriminelët të rrinë larg sportit dhe Vllaznisë (VIDEO)

Administratori i Vllaznisë Suad Lici u shpreh për mediat se nuk ka konflikte me asnjë dhe nuk e di se nga mund ti ketë ardhur kërcënimi me tritol poshtë makinës. Por i pyetur nëse ka pasur kërcënime apo mesazhe lidhur me punën te Vllaznia, ai nuk e mohoi, por u shpreh se i ka sqaruar ata që kanë pasur pretendime. Lici theksoi nuk duhet të dalim në përfundime para se të flasë drejtësia, por nëse lidhet me sportin dhe detyrën e tij te Vllaznia, tha se "mendoj që kriminelët duhet të rrinë larg sportit, ta lënë qytetin e Shkodrës të bëjë sportin, jetën e vet sportive, se ky qytet ka nevojë për shumë gjëra". Megjithatë, Lici deklaroi se nuk trembet asnjë fije dhe se do të vijojë që të lëvizë i lirë.

Prononcimi i plotë i Suad Licit për mediat
Rreth orës 08:30 dola nga shtëpia pashë një pako të dyshimtë, lajmërova policinë dhe kaq.

Keni pasur konflikte apo presione?
Absolutisht, nuk kam asnjë konflikt me asnjë njeri.

Lidhet kjo ndoshta me detyrën tuaj te Vllaznia?
Po, ndoshta me detyrën, nuk e di, le t'ia lëmë organeve kompetente. Unë nuk kam konflikte me asnjë njeri, jam njeri i lirë dhe do të vijoj që të jem njeri i lirë.

Keni pasur kërcënime, presione apo mesazhe, pasi nga burimet që kemi e dimë që keni pasur, por nuk e di nëse i keni denoncuar?
Jo, nuk kam pasur asnjë lloj problematike, kanë kërkuar njerëzit sqarime i kam sqaruar dhe kaq

Për cfarë?
Në lidhje me sportin. Se nuk kam asnjë problematikë tjetër

Dyshoni se lidhet me aktivitetin e lojtarëve te Vllaznia?
Nuk jam unë. Unë jam për mbarëvajtjen e punës. Formacionin e bën stafi teknik me drejtorin teknik, cdo gjë është bërë në bazë të strukturës te Vllaznia. Unë kam qenë i detyruar me plotësuar kërkesat e drejtuesve të klubit.

A është presion për t'u larguar nga Vllaznia, ju tremb?
Jo! Absolutisht! Do të vijoj që të bëj detyrën edhe sot do të jem në Durrës për ndeshjen në orën 17:00. Do të vijoj detyrën

Keni një apel për drejtësinë?
Unë mendoj që pa folur organet nuk kemi pse i vendosim një etiketë. Nëse është në marrëdhënie me sportin, mendoj që njerëzit kriminelët duhet të rrinë larg sportit, ta lënë qytetin e Shkodrës të bëjë sportin, jetën e vet sportive, se ky qytet ka nevojë për shumë gjëra.

Ju tremb kjo ngjarje?
Absolutisht jo! Do të vijoj jetën time të përditshme, aktivitetin privat të familjes sime, nuk më tremb asnjë fije, në Shkodër dhe në Tiranë më kanë përditë.

Çfarë do të thotë kjo?
Jam njeri i lirë edhe pas kësaj ngjarje

Ora 10:26
Tritoli makinës së Licit, drejtuesit e policisë dhe Voltana Ademi në vendin e ngjarjes (VIDEO)

Në vendin e ngjarjes pranë shtëpisë së Suad Licit përpos grupit hetimor shkuan edhe drejtues të policisë së Shkodrës, por edhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Report Tv sjell pamjet teksa Ademi është duke biseduar me drejtues të policisë.

Ora 10:20
Tritoli poshtë makinës, vjen reagimi i policisë dhe dëshmia e parë e Suad Licit

Gazetari i Report Tv në Shkodër Ergys Kavaja mëson se administratori i Vllaznisë Suad Lici në dëshminë paraprake para grupit hetimor është shprehur se nuk ka konflikte. Ndërkohë që policia njofton se pas sinjalizimit nga Lici ka rrethuar zonën për të bërë shpërthimin e kontrolluar. "Më datë 16.02.2020, rreth orës  08:56, Suad Lici 46 vjeç, banues në lagjen "Ahmet Haxhija", Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë  lëndë plasëse". Grupi hetimor vijon puna për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë për të shkuar te gjurmët e autorëve.

Suad Lici
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kiras1: 13/01/2021 22:19

    Xhovano Gocaj i dyshuari kryesor per atentatin me triolin Gac Gocaj organizatori shteti ne din krejt po ska shtet me i vu n pranga e me i kalb mrend kta kopila mutit... qe se qesin kryt jasht

    Përgjigju
  • AltinTop: 16/02/2020 18:34

    hallet ose problemet qe ka Shkodra jane produkti qe ka nxjerr politika kto 30 vitet e fundit....Kur te behet Shkodra atehere do behet Shqiperia....

    Përgjigju
  • Zambaku: 16/02/2020 18:02

    E mori vesh lleshi te kapme eke autorin ashtu sic ka kap kanabisin

    Përgjigju
  • Lici: 16/02/2020 16:54

    Qaj hallin tat licit se di tata si zgjidhen keto pun. Tata ka sqaru dukagjinsit qe ne 92 jo me tani . Gabelet dhe pabythsat i shajn lict se lict jan besimtar te devotshem

    Përgjigju
    • Per licin: 16/02/2020 19:09

      Po ca lidhje ka kjo histori me tat licin pse ja vesh kot

  • Qytetari: 16/02/2020 15:47

    Ik o suat se te kane vene ne shenjester.. Ti je djal i mire po te prish pune mbiemri.. Kjo eshte shqiperia vella

    Përgjigju
  • Emi: 16/02/2020 15:36

    Edhe demokraci edhe ceteci s ka.

    Përgjigju
  • Azilanti: 16/02/2020 15:31

    Kerko azil ne zvicer dhe mhndesisht ke kantonet gjermane naqe mos e ha me shku tjeterka se ma zi se ne shkoder o neper evrope pervec zvicres.

    Përgjigju
  • Hila: 16/02/2020 15:01

    O Suat jam nje dashamires i yti!lere at zanate dhe meru me biznesit qe ke,se gangsterat dhe kriminelet shkodrane qe shkodranet i njohin mire kush jane,duan qe ti bojne me zori femijet e tyre futbollista,prandaj Vllaznia nuk ecen perpara,Suat suksese ne pune e biznes.

    Përgjigju
  • Populli: 16/02/2020 14:52

    Jo moj shurrane gjith pazaret dhe poshtersite tuaja.qyshe se e moret ju Vllaznin ju e quat edhe ne kategorine e dyte nje gjo nuk ka ndodhur me presidentet perpara ti lavire me gjith hajdutet e Bashkise e degraduat Vllaznine ne ket gjendje.

    Përgjigju
  • O voltan: 16/02/2020 14:41

    Po ca ka lidhje shteti ketu po ik merru me dashnort ti edhe na I mbyll keto gropa ne shkoder

    Përgjigju
  • Parrucjani: 16/02/2020 14:34

    Shko moj bunder.shif lejet e ndertimit qe jep.po u prish njerzve shtepit per rehatin e bethes tande.

    Përgjigju
  • stronco: 16/02/2020 13:33

    ikni sa me pare nga ky vend , ku mbizotron krimi , korrupsioni , militantet e partive dhe konkurojne se cili per ti vjedhe sa me shume popullit . Ku vete presidenti eshte nje kryebandit e hajdut .

    Përgjigju
  • Mir b: 16/02/2020 13:02

    E gezofsh azilin o shoku e tu prifte mbare

    Përgjigju
  • Ilir new york: 16/02/2020 12:35

    Miresevini ne Afganistan (albanistan) ou cdodite njerzit po ikin dhe lene vendin nga krimi e korrupsioni.me vjen keq se shkodra djep i kultures ,edukats qytetare te arrij deri ne kete situate

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/02/2020 10:38

    Mire policia po Voltana pse ne vendin e ngjarjes? Eshte e njëjta gje paradoksale sikur nje administratori të nje ekipi të nje qyteti si psh New York-ut ti ndodhi kjo gje dhe pervec policisë ne vendngjarje të ndodhet dhe bashkiaku i New York-ut hahahahahahaha shume komike. Vetem ne Shqiperi ndodhin keto gjera hahahahahahahaha!

    Përgjigju
  • Kuriozi: 16/02/2020 10:13

    Ky ka lidhje Me lict e tjere ne shkoder? Me Mustafa licin dhe me tjeret? Eshte njeri me influence ne shkoder apo jo

    Përgjigju
    • Vllaznia: 16/02/2020 12:26

      Nuk ka lidhje me Mustafen. Me 99% kjo pune lidhet me administrimin (e drejte) qe po i ben Vllaznise. 1% po ja le biznesit sepse esht biznesmen i fuqishem.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG