Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Halil të Fushë Krujës. Mësohet se lënda plasëse i është vendosur një banese në pronësi të Arben Pllumit, ndërsa është hera e katërt që i vendoset tritol shtëpisë së këtij të fundit.
Burime nga grupi hetimor thanë për "Report Tv" se dyshohet për një konflikt familjar. Motra e Arben Pëllumbit është divorcuar para disa kohësh nga bashkëshorti dhe ky i fundit e akuzonte për vjedhjen e 50 mijë eurove. Këtu dyshohet se ka lindur konflikti mes dy familjeve. Burimet thanë se pikërisht ish-kunati i Arben Pëllumbit është shoqëruar për t'u marrë në pyetje rreth ngjarjes së mbrëmshme.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar muri i banesës së Arben Pllumit, si dhe janë regjistruar dëme dhe në shtëpitë pranë. Sipas dëshmisë së fqinjëve, tronditja nga shpërthimi ishte shumë e fortë, ndërsa e krahasojnë atë me tërmetin e 26 nëntorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Banesa e dëmtuar nga shpërthimi
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Fushë-Krujë, ku mbrëmjen e së dielës shpërtheu tritol në banesën e shtetasit Arben Pëllumib. Është hera e katërt që kjo familje bie pre e sulmeve me tritol, ndërsa burime nga grupi hetimor thanë për "Report Tv" se dyshohet për një konflikt familjar.
Motra e Arben Pëllumbit është divorcuar para disa kohësh nga bashkëshorti dhe ky i fundit e akuzonte për vjedhjen e 50 mijë eurove. këtu dyshohet se ka lindur konflikti mes dy familjeve që më parë kanë pasur krushqi. Burimet thanë se pikërisht ish-kunati i Arben Pëllumbit është shoqëruar për tu marrë në pyetje rreth ngjarjes së mbrëmshme.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Flasin familjarët pasi i është vënë tritol shtëpisë së Arben Pllumi në Fushë Krujë. Ata thotë se shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe sipas tyre kanë shkaktuar dëme në të gjithë lagjen.
“Krejt lagjen e kanë shqetësuar mirë neve po lagjen çfarë faji ka lagjja. Ne kemi shkuar mirë me të gjithë këtu”, tha një familjare.
“Shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Ka shkaktuar dëme në të gjithë lagjen. Kjo është e 4 herë. Dëme materiale ka shumë në të gjithë lagjen, edhe komshinjtë. 3 komshinj më thonë që ka dëme materiale”, tha një fqinj.
“Ia kaloi trërmetit”, shtoi një tjetër.