Ishte bashkëpunëtor në vendosjen e tritolit në biznesin në Shëngjin, arrestohet 21-vjeçari nga Fushë-Kruja

Ishte bashkëpunëtor në vendosjen e tritolit në biznesin në Shëngjin, arrestohet 21-vjeçari nga Fushë-Kruja

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 21-vjeçar është vënë në prangat e policisë, si bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objket në ndërtim në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020.

Angli Stafuka banues në Fushë-Krujë u ndaluar me urdhër të prokurorisë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Ky shtates dyshohet se në bashkëpunim me Erald Pajtanin (i ndaluar gjatë operacionit "Eksplozivi", në dhjetor 2020), të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po drejtohen nga Prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve Angli Stafuka, ka qenë në rolin e ndihmësit për vendosjen e lëndës shpërthyese, ndërsa përfshirja e tij në këtë ngjarje është zbuluar në bazë të qelizave telefonike.

Gjatë marrjes në pyetje 21-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Erald Pajtani i cili është arrestuar disa muaj më parë, por pavarësisht pretendimeve të tyre organi i akuzës ka arritur të grumbullojë prova që i përfshin dy të rinjtë në këtë ngjarje.

Objekti në ndërtim i biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkrektisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa për shpërthimin e dytë ende nuk është arritur të zbulohen autoret, pavarësisht se ka dyshime se mund të jenë të njëjtit persona.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak për këto ngjarje të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohet objekti disa katesh, në breg të detit pranë në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia