Makina "Passat" me targa AA 946 EF, në pronësi të biznesmenit u hodh në erë pasi iu vendos rreth 300 gr C4, pranë zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë. Biznesmeni deklaroi asokohe se automjeti "Passat" përdorej edhe nga punonjësit e firmës.
Burime nga Policia e Tiranës pohojnë për Report Tv se ka dyshime se ka një lidhje mes grupit kriminal të Emiljano Shullazit me personin e arrestuar sot për tritolin që iu vendos biznesmenit në nëntor të 2017. Sipas policisë, Klajdi Gjeçi më parë Gjeçi ka qenë i dënuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Ai ka qenë i proceduar penalisht për dy vepra penale "armëmbajtje pa leje" në vitin 2012 dhe "plagosje e rëndë" në vitin 2015. Por në të dyja këto raste Gjeçi është lënë i lirë nga gjykata. Shqiptarja.com zbardhi në 2015 vendimin e Gjykatë së Tiranës për pushimin e 2 çështjeve ndaj tij.
Klajdi Gjeçi
[gallery]24960[/gallery]
d.b/shqiptarja.com

VIDEO









