Një qytetar i verbër i është bashkuar protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë, për të kundërshtuar investimin në Zvërnec.
Gjatë fjalës së tij, qytetari i verbër tha se qeveria i ka harruar shtresat në nevojë dhe se ata ndihen të shtypur e të diskriminuar.
Ai shtoi gjithashtu se hallet e Shqipërisë, personat me aftësi të kufizuara i kanë ndjerë gjithmonë si të ishin edhe hallet e tyre.
“Unë që po ju flas jam një person i verbër. Përfaqësoj grupin e personave me aftësi të kufizuara, që ka ardhur sot t’i bashkangjitet kësaj proteste madhështore. Ne protestojmë bashkë me ju, sepse hallet e Shqipërisë gjithmonë i kemi ndjerë si hallet tona. Ne protestojmë për një të nesërme që dyert e tregut të punës të mos jenë të mbyllura për personat me aftësi të kufizuara. Të mos ketë diskriminim. Fatkeqësia jonë nuk janë aftësitë e kufizuara, por qeveria, që asnjëherë nuk ka menduar për nevojat tona, por vetëm na ka shtypur, izoluar e përjashtuar. Ne jemi në këtë protestë, që kur kjo protestë ta arrijë qëllimin e vet, të mos na duhet të protestojmë veçmas. Hallet tona janë edhe tuajat. Hallet tuaja janë edhe tonat”, tha protestuesi.
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci’/ Protesta mbushet me gazetarët e Shkëlzen Berishës, PD i ngjit në tribunën e fjalimeve




