TIRANË- Me një pamje krejtësisht ndryshe nga sa ishte paraqitur deri më tani, i veshur sportiv me një bluzë dhe xhinse, me një mënyrë të të qëndruarit shumë rinor, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sjellë një frymë tjetër të të komunikuarit me elektoratin e tij.

Instagrami është cilësuar së fundmi si rrjeti më popullor dhe pikërisht këtë dritare komunikimi ka zgjedhur kryedemokrati për bashkëbisedimin me të rinjtë ku ka drejtuar pyetjen "Nëse do të drejtonit Ministrinë Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri".

Postimi i kreut të PD-së në Instagram

Anulimi i ligjit për Arsimin e Lartë, sipas Bashës, ishte përgjigja më e përsëritur, gjë të cilën thekson se PD-ja e ka në platformën e saj.

"Jam shumë i befasuar që brenda pak orësh mijëra prej jush, ndjekës të mi në Instagram, i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do tju besohej posti i ministrit të Arsimit?
Mes mijëra përgjigjeve dhe komenteve, spikat sygjerimi për të anulluar Ligjin për Arsimin e Lartë, që është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë.  Sygjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet tona dhe në veçanti krijimin e kushteve më të mira në universitet tona, në mënyrë që studentët tanë të marrin cilësinë e duhur të arsimit dhe të përgatiten për të dalë në tregun e punës, për të siguruar punë me kushte dinjitoze dhe paga më të larta.Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot nëpërmjet Instagramit dhe shpresoj ta vazhdojmë këtë formë komunikimi edhe për probleme dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për ju",
tha Basha. 

Basha shfaqet ndryshe