I vetëm kundër të gjithëve!

I vetëm kundër të gjithëve!

Prej se i është trashur barku, u bë edhe më i rrezikshëm.

Çdo fjalë e tij pikon dhjam.

- Prijësi i djeshëm i protestave të dhunshme kundër Institucioneve të Kosovës - sot nuk di si t'i menaxhojë protestat e dhunshme të serbëve kundër Institucioneve të Kosovës.

- Kur protestonte kundër shtetit të Kosovës, kur e gjuante me gurë e me granata Kuvendin, policin shqiptar e quante 'majmun',

tash që serbët protestojnë kundër Institucioneve të Kosovës dhe i sulmojnë policët shqiptarë - policët i duken njerëz - nuk i duken më majmunë.

Me protesta të dhunshme e mashtroi popullin dhe erdhi në pushtet - nga protestat e dhunshme, ra.

Derisa e ka marrë pushtetin Albin Kurti i ka mohuar Institucionet dhe shtetit e Kosovës, baras me Serbinë.

 - 'I vetëm kundër botës', sot në Kuvend lexoi emra kriminelësh serbë që tha se po e mbajnë peng Veriun, për të cilët e pranonte se anipse e di kush janë ata dhe ku janë - ata janë të lirë!

- I dëshpëruar, i vetmuar, i rrethuar me budallenjë - çdo gjë që thotë, e thotë kundër vetvetes.

Qe, çka thotë Albin Kurti:

1. Antony Blinken është naiv - e Oliver Ivanoviç (prijësi i Rojave të Urës) ishte i mprehtë. 

(Oliver Ivanoviç u ka prirë Rojave të Urës për vrasjen dhe dëbimin nga Veriu tē civilëve shqiptarë).

2. Thotë: 'Mbrojtja civile janë kriminelë që po e kallin Veriun'.

- Por, bandat serbe të Mbrojtjes Civile marrin rroga nga Albin Kurti, pa punuar. Pra, paguhen nga Albin Kurti për ta sulmuar KFOR-in dhe policinë e Kosovës në Veri.

Ky është absurd.

Albin Kurti asnjëherë nuk i bëri problem rrogat e kriminelëve të Mbrojtjes Civile (të cilët, kuptoni shqip, marrin rroga pa punuar, duke jetuar në Leposaviç), ndërsa veteranëve të UÇK-së ua bëri me gjak socialin, dhe kategorikisht refuzoi t'i përfshijë në Ligjin e Pagave.

Albin Kurti tha sot në Kuvend: 'Askush nuk merd rrogë pa punuar, prandaj kryetarët shqiptarë të komunave Veriore shkojnë në punë'!

Nuk tregoi se pse veç Atiči nuk shkon në zyren e komunës së Mitrovicës në Veri, po fshihet në 'Boshnjak mahallë'!

Ka çka s'ka, ama këso çmendine nuk kemi parë m.

Kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi, po flen në zyre, në pritje për të shkuar njerëzit me tanske për të nxjerr certifikatën e lindjes.    

Ka çka s'ka, ama që flen njeriu në zyre, dhe sillet si lugat i vetëm ne një ndërtesë të braktisur (që i duket si hotel), kjo është e frikshme.

E ka pushtuar djalli, u tranu, a ku me ditë çka e ka gjetë.

S'di gjë për tē, veç e di se fjalën 'këtë' e shkruan 'kit'.

Tash ka kohë po argëtohet edhe duke shikuar foto seksi të miseve.

- Albin Kurti ua hoqi policëve shtesën e rrezikshmërisë në pagë - për t'i çuar në rrezik, pa dhimbtë.

Që Albin Kurti nuk është në rregull, dëshmon edhe kjo fjali që e tha atë ditë kur u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it në Veri.

Tha: 'Kurrë më mirë nuk i kemi pasur punë'.     

- Gjatë qeverisjes së tij, 120 mijë shqiptarë kanë ikur nga Kosova.

Askush nuk sheh të ardhme këtu, ku ministrat e tij kanë punësuar dhe punësojnē anëtarët e familjeve të tyre...

e vjedhin buxhetin cent për cent, e për atë që s'është me Albin Kurtin - nuk ka bukë.

- I ka humbur edhe talenti për mashtrim, prej se e deshifroi Ramush Haradinaj, me një intuitë të habitshme.

Ramushi, është i pari që e ka ditur se Albin Kurti është mashtrues i pashoq.

- Nuk i vjen turp, gënjen ashiqare, thotë se në qeverisjen e tij 'nuk ka korrupsion'.

Po qysh s'ka korrupsion.

Kurrë s'ka pasur më shumë korrupsion. Çka po 'do' ti korrupsion më të madh kur ministresha e jashtme akuzohet për fshehjen e pasurisë së saj.

As çerpiku nuk i lëviz hajneshës!

6. Mbrëmë, gazetares që e intervistonte i tha: 'Më ndihmoni' (kundër politikës amerikane).

Sot në Kuvend u tha deputetëve (më ndihmoni të vazhdojë t'i shpërfillë urdhërat amerikane dhe të shkojë t'i arrestojë kriminelët serbë,

që 1 orë para se të thoshte se nuk e di ku janë, tha se e di ku janë dhe ku i kanë shtëpitë).

7. Se në çfarë gjendje të rëndë është Albin Kurti, e dëshmon 'Dimali', i cili në emrin e tij flet për perendimin (që e çliroi Kosovën), si për 'lahperin' e mëhallës, me shpresë se kur ta dëgjojnë, ua flladit zemrat të gjithë ekstremistëve fetarë, që do të shkojnë pas fjalëve të tij.

Ky djali, zanoren I e shqipton si U - nuk thotë 'sIkur' por 'sUkur'.

Qe, kjo është 'ushtria' e Albin Kurtit - një tufë primitivësh, që guxim e konsiderojnë fyerjen.

8. KFOR nuk merr leje nga qeveria e Kosovës që të ruaj paqen në Kosovë. Prandaj, është qesharake që krejt bota po e lusin Albin Kurtin të mos e shkatërrojë botën.

Veriu nuk e zbulon pafuqinë e shqiptarëve, por e zbuloi budallallëkun e Albin Kurtit, i cili sillet thuajse siguria varet prej tij.

- Po të tallin, se nuk varet prej teje.

Qe, pyete kë të duash të tregon se për sigurinë në Kosovë përgjigjet NATO. 

9. Albin Kurti tashmë nuk po bën politikë, por fushatë parazgjedhore.

Po mban ymyd që popullin e Kospvës do t'i shfrytëzojë edhe 'një herë' si mburojë e gjallë kundër perendimit.

P.S. Vjosa Osmani, si shumë meshkujve-  rivalëve politik) para tij, edhe këtij ia tregoi qejfin.

Përveç problemeve të tjera që ka Albin Kurti, tash mangut edhe xhelozia...shkaku se bota ka hequr dorë nga ai, dhe po e merr seriozisht Vjosa Osmanin...e cila e përkahu AlbinKurtin  në çmendinë e tij, derisa u siguria se 'shpëtim' për të nuk ka.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nik: 03/06/2023 10:35

    Po ta shohim gjendjen e Kosoves qe nga pamvarsia. Eshte nje zvarritje e gjate, e shoqeruar me humbje territoresh, me gjykaten speciale, me firmosjen e shume marrveshjeve, te gjitha te pazbatuara, dhe qershia mbi torte:marrveshja e asociacionit te komunave me shumice serbe. A vertet mendon se i kemi punet ne rregull? A nuk ka ardhur koha per te thene boll me? Une mendoj se qeveria e Kosoves ka te drejt dhe duhet mbeshtetur nga te gjithe shqipfolesit ane e mbane.Paqja qofte me ju dhe gjithe kombin shqiptar.

    Përgjigju
  • Alb: 02/06/2023 22:01

    Kurti vjen mas enver hoxhes rrespekete, Patrijote dhe i nershum. I nerum do jesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot