Gianni Infantino do vijojë të drejtojë FIFA-n, institucionin ndërkombëtar të futbollit deri në vitin 2023. 49-vjeçari ishte kandidati i vetëm në garë dhe mori aprovimin e 211 përfaqësuesve në Kongresin e 69-të të FIFA-s që zhvilloi punimet në Paris.
Duke qënë se Infantino ishte i vetëm në garë për të drejtuar FIFA-n në periudhën 2019-2023 emri i tij nuk është hedhur në votim por thjesht është aprovuar. Infantino është në krye të FIFA-s që prej 26 shkurtit të vitit 2016.
/Përgatiti Andi Kapxhiu
Komento