‘I vetmi zë i shqiptarëve në Parlamentin serb’, Presidenti Meta thirrje shqiptarëve në Tërnoç: Votoni masivisht Shaip Kamberin

‘I vetmi zë i shqiptarëve në Parlamentin serb’, Presidenti Meta thirrje shqiptarëve në Tërnoç: Votoni masivisht Shaip Kamberin

Shaip Kamberi dhe Ilir Meta

Ditën e nesërme, politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, do të kërkojë mbështetjen e shqiptarëve, për të qenë pjesë e parlamentit serb.

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook duke e konsideruar Kamberin si zërin e vetëm të përfaqësimit të shqiptarëve atje. ka ftuar të gjithë votuesit shqiptarë t’u drejtohen masivisht kutive të votimit, në mbështetje të Kamberit dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”.

“Nesër, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë. Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit. Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”, ka shkruar Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Albin Kurti thirrje shqiptarëve: Vota për Shaip Kamberin është detyrë patriotike e secilit me të drejtë vote

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve me të drejtë vote në rivotimin në Tërnoc të Luginës që të dalin masivisht e të votojnë për Shaip Kamberin.

"Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t’i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd. Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave të nevojshme për Shaipin dhe përkrahjen për të.  Vota për Shaip Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës nesër, është detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote. Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij, për të treguar të vërtetën e për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë dhe për t’u angazhuar kundër shtypjes së vazhdueshme nga pushteti i regjimit autokratik në Serbi.  Andaj, u bëj thirrje, që nesër, më 27 maj, të përbashkoheni të gjithë ju më të drejtë vote në Tërnoc duke votuar z.Shaip Kamberin si zë i fuqishëm shqip e shqiptar, njerëzor e qytetar”, tha Kurti.

 

K.T./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turi në Diasporë, Rama: Vota e emigrantëve, kur të sigurohen kushtet teknike

Turi në Diasporë, Rama: Vota e emigrantëve, kur të sigurohen kushtet teknike