Shumë prej personazheve publikë qofshin politikanë apo njerëz të ekranit janë me pushime dhe në një farë mënyre mundohen ‘të arratisen’ për t’i shpëtuar fotove, nëse nuk i publikojnë ata vetë.

Me këtë foto ne ju pyesim nëse e kemi gjetur saktë personazhin i cili është me kurriz,me kapele dhe me syze.

Veshur me një bluze të Messit, i vetëm dhe duke pirë pak ujë, ky personazh duket i humbur në mendime. Çfarë po mendon vallë?

Duke e parë në profil duket se është Kreshnik Spahiu i cili mesa duket po përpiqet të rigjejë vetveten, pas vendimit për t’u larguar nga jeta politike.

Kujtojmë se Kreshnik Spahiu u shpreh publikisht se do të largohej nga skena politike, pasi ai u ndie i zhgënjyer pas paktit Rama Basha.

Por edhe pse kanë kaluar disa muaj Kreshnik Spahiu duket sërish i menduar.

Ndoshta nuk është ai, por profili i këtij personi të bën të mendosh se është pikërisht ish kreu i Aleancës Kuq e Zi.

spahiu

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com