VLORË- Një makine luksoze i është vënë flaka mbrëmjen e sotme në Vlorë. Fatmirësisht zjarri është shuar në kohë, ndërsa automjeti nuk ka pësuar dëme të rënda.

Makina është në pronësi të personit vajzës së showbizit, Françeska Jaçe, ndërsa paraprakisht dyshohet që zjarrvënia të ketë qenë e qëllimshme.

Momentalisht nuk bëhen me dije të tjera detaje rreth ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

"Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit", thuhet në njoftimin zyrtar. 

1617048130_Screenshot1.jpg