Shkodër/ I vunë tritol në lokal dhe i dogjën mjetin, efektivi: U krijuan konflikte prej asgjësimit të parcelave me kanabis! Report Tv siguron videon, autori me paruke dhe i veshur si grua

Një sasi tritol iu vendos një lokali në Shkodër në orët e para të kësaj të premte. Ngjarja u shënua në orën 02:30 të mëngjesit në fshatin Grudë e Re të Shkodrës.

Lokali ishte në pronësi të efektivit të policisë Ndrek Rrasa, 46 vjeç,i cili në momentin e shpërthimit ka qenë me shërbim dhe është lajmëruar nga bashkëshortja me fëmijët. Pista ku po hetohet është shkatërrim prone për shkak të detyrës. 46-vjeçari Rrasa ka deklaruar para hetuesve se nuk ka konflikte personale ndaj dyshon se sulmi me tritol ka ardhur për shkak të detyrës si oficer policie në zonën e Dukagjinit. Aktualisht Ndrekë Rrasa punon si oficer i patrullës në drejtorinë e policisë së qarkut, ndërsa për më shumë se një vit ka punuar në Dukagjin.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se autori, i maskuar me paruke dhe i veshur si grua i ka vënë flakën edhe furgonit të parkuar pranë lokalit që është djegur tërësisht. Dëmet materiale janë të mëdha, por nuk ka të lënduar. 

Ndrek Rrasa, efektiv i policisë së Shkodrës pranë sektorit të patrullës deklaroi në se nuk ka konflikt me persona të tjerë. Sipas tij, arsyeja e vënies së tritolit në lokal mund të jetë për shkak të detyrës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Ky është rasti i tretë brenda një muaji që oficerët e policisë së Shkodrës bien pre e sulmeve. Konkretisht më 27 prill u dogj makina e Dritan Turhanit në lagjen Perash ndërsa më 14 maj makina e Sokol Kroni në lagjen “Tre Heronjtë”. Të gjitha këto ngjarje pa autorë!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
I vunë tritol në lokalin e tij në Shkodër, dëshmia e efektivit: U krijuan konflikte sepse asgjësuam parcela me kanabis në Dukagjin

1653046399_ndrekrrasa.jpg

Ndrek Rrasa, oficeri i policisë që ra pre e sulmit me tritol, ku u shkatërrua prona e tij në Grudë të Re, Shkodër  ka deklaruar se shkak është detyra pasi ka marrë pjesë në operacionet për asgjësimin e kanabisit në Dukagjin. Aktualisht Ndrekë Rrasa punon si oficer i patrullës në drejtorinë e policisë së qarkut, ndërsa për më shumë se një vit ka punuar në Dukagjin.

46-vjeçari Rrasa ka deklaruar para hetuesve se nuk ka konflikte personale ndaj dyshon se sulmi me tritol ka ardhur për shkak të detyrës si oficer policie në zonën e Dukagjinit.

"Janë krijuar konflikte për shkak të parcelave me kanabis që kemi asgjësuar, ndaj një muaj e gjysmë më parë kërkova transferimin në komisariatin e Shkodrës", ka deklaruar Rrasa.

Ora 08:54
Foto/ Kush është efektivi i policisë në Shkodër, i vunë tritol në lokal dhe i dogjën mjetin

1653029482_ndrekrrasa.jpg

Ky është efektivi i policisë në Shkodër, Ndrek Rrasa, lokalit të të cilit i vunë tritolin në orët e para të mëngjesit dhe më pas i dogjën mjetin në zonën e njohur si Grudë e Re. Autori ishte maskuar me paruke dhe ishte veshur si grua ndërsa efektivi thotë se nuk ka pasur konflikte me njeri por gjithçka mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës si efektiv pranë sektorit të patrullës.

Ora 08:41
Autori i maskuar me paruke dhe i veshur si grua, Report Tv siguron videon! Momenti kur lokalit të efektivit në Shkodër i vihet tritoli dhe i digjet makina

 

Report Tv ka siguruar videon kur autori i vendos tritolin dhe më pas djeg makinën në pronësi te efektivit të policisë Ndrek Rrasa në Shkodër. Në pamje duket se ka vendosur paruke dhe është veshur si grua nv mënyrë që të mos identifikohet nga kamerat e sigurisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë