Lokalit të bashkëshortit së deputetes së opozitës së re Enada Kapllani i është vënë zjarri gjatë natës. Lokali i ndodhur në Vlorë, në Lungomare, është shkrumbuar dhe ndodhet në pronësi të Alban Kapllanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, megjithatë hetimet do ta zbulojnë.
"Si pasojë e zjarrit të rënë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit. Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi zyrtarisht policia e Vlorës.
Ndërkohë, sipas dëshmisë së dhënë në polici të Kapllanit ai është shprehur se nuk ka konflikte me asnjeri, dhe nuk e di nëse është e qëllimshme apo nëse mund të jetë ndonjë defekt elektrik brenda lokalit.
Enada Kapllani u ul në karrigen e deputetes pas djegies në bllok të mandateve nga PD dhe LSI, dhe ishte pikërisht në listat e kësaj të fundit, partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi.


-
Sa mire ja kane bere. Por me mire do ishte sikur te ishte dhe ajo budallacka atje brenda, qe mos tja shihnim me surratin en parlament. Budallacka e LSI
Përgjigju -
o vella eshte ti qish nenen borxhi ore kshu qe me mend ne koke here tjeter
Përgjigju-
Vlla burrat per borxhe vin te vrasin. Po nuk jan burra ate qe bejn keto veprime. Rrugve eshte gjith diten. Pastaj ai nuk eshte vetem te ai lokal
-
-
Ska thy shatin per ta ba ate lokal me leket e popullit e ka bere populli ja dogji asgje per tu shqetsuar
Përgjigju -
Domosdo se vlonjëtëve u eshte vene kufiri tani po u presine kembete. Skafet mbarune, mbaroje dhe prostitucioni e kanë mbeture pa lek dhe pune tjetere nuk dinë pervecse te demtojne të tjerete. Si thane turistete ë izoluar në Vlore se vlonjetete jane njereze të mirë ?
Përgjigju










Komente
Komento