I vit pandemi, Tomini: Marsi, rënie të shifrave! S'janë ezauruar kapacitetet në spitale! Në 14 muajt e parë synojmë vaksinim të 75-80% të popullsisë

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka bërë përmbledhjen e 1 viti pandemi duke thënë se ka pasur sfida të jashtëzakonshme.

Vështirësitë sipas saj do të vazhdojnë deri në vaksinimin masiv të popullatës, të cilën e sheh me optimizëm. Këtu thekson se shpreson se do i qëndrojnë skenarit të parë për të imunizuar 75-80% të popullatës në 14 muajt e parë.

“Ka qenë një sistem i fortë, i arnozhuar në përpjesim me popullatën. Sistemi shëndetësor pati një sfidë të madhe. Sfida të jashtëzakonshme. Edhe vijimi do jetë i vështirë derisa të kemi një vaksinim masiv të popullatës. Duhet të jemi bashkë për ta përballur.  Vështirësi do kemi deri në momentin e vaksinimit masiv të cilin e shohim me shumë optimizëm. Tentativat për vaksinim masiv kanë filluar që në 6 mujorin e parë të pandemisë, ardhja e një stoku për imunizim masiv është element i rëndësishëm. Shpresojmë që në objektivin e 14 muajve të plotësojmë objektivin për të imunizuar 75-80% të popullatës”, tha Tomini.

Sa i përket spitaleve ajo tha se s’janë ezauruar ende kapacitetet.

“Si kemi ezauruar kapaciteteve. E shikoj me vend faktin që strukturat janë në gatishmëri totale. Java e marsit ka treguar rënie. Po shihet një tendencë në ulje e rasteve në 24 orë por edhe ne mesataren e rasteve javore. 79.3% e shtretërve  në spitale janë ezauruar. Skemi ezauruar të gjithë kapacitetin. Të gjithë strukturat në gatishmëri. Jemi me gjykim më të mprehtë përballë covid. Kam pasur humbje të kolegëve dhe jam pikëlluar në rrethin familjarë numri është në vend”, tha ajo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale