629 raste të reja dhe 13 humbje jete me COVID në 24 orët e fundit! Sot u kryen 636 vaksinime

629 raste të reja dhe 13 humbje jete me COVID në 24 orët e fundit! Sot u kryen 636 vaksinime

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 629 raste të reja dhe 13 humbje jete nga COVID-19. Qarku me rastet më të larta pozitive me COVID është Tirana, ndërsa ajo që vihet re është se numri i të shëruarve ia kalon të infektuarve, ku sot 897 pacientë kanë fituar betejën e tyre me COVID.

Nga 3197 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  257 raste në Tiranë, 48 raste në Shkodër, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Librazhd, 21 raste në Durrës, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 17 raste në Fier, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Vlorë, Mirditë, Kuçovë, 11 raste në Krujë,  Gjirokastër, 10 raste në Pogradec, 8 raste në Kavajë, Tepelenë, 6 raste në Kukës, Përmet, Malësi e Madhe, 5 raste në Mallakastër, Kolonjë, 4 raste në Devoll, Pukë, Kamëz, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Prrenjas, Cërrik, 2 raste Rrogozhinë, Sarandë,  Dibër, Peqin, Memaliaj, Gramsh, Shijak, 1 rast në Has, Tropojë, Mat, Vau Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Skrapar,  Vorë, Poliçan, Dropull.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 57-85 vjeç. 

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 636 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,911 vaksinime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76,784 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Mars 2021)

Raste të reja ditore       629

Të shëruar në 24 orë     897

Të shtruar në spitale      661

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore               3197

Testime totale          495,041

Raste pozitive          114,209

Raste të shëruara       76,784

Raste Aktive                35,456

Humbje jete                1,969

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23475

Fier        2546

Vlorë       1693

Durrës     1651

Shkodër   1337

Gjirokastër 1255

Korçë     881

Elbasan   701

Lezhë       702

Berat        553

Dibër      348

Kukës    314

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keta: 09/03/2021 19:33

    Shume shpejt ecim me vaksinimin. Mos lodhen shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet