I vjedhin në banesë 1.6 milion lekë
63-vjeçares,nisin kërkimet për hajdutin

Një gruaje 63-vjeçare në Durrës i kanë hyrë në banesë dhe i kanë vjedhur një vlerë prej 1.6 milion lekësh.
 
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme, ndërkohë që Xh.Sh 63-vjeç ka njoftuar edhe policinë.
 
Kjo e fundit ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Policia:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit pasi:
Më datë 30.09.2016, në lagjen Nr.4 Durrës është konstatuar vjedhja e banesës së shtetases Xh.Sh.63 vjeçe, ku kanë marrë rreth 1.6 milion lekë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja"parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid