Vlorë-Dy të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi në bashkëpunim me një person të tretë i vodhën me dhunë portofolin 66 vjeçarit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 20 dhjetor, rreth orës 23:00.
"Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta shtetas, më datë 20.12.2024, rreth orës 23:00, në bashkëpunim me një person të tretë, i kanë vjedhur me dhunë portofolin me një shumë të konsiderueshme parash një 66-vjeçari, në qytetin e Vlorës", informoi sot policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.