I vodhën para, e sende me vlerë, prokurori spanjoll i cili ra viktimë e grabitësve shqiptarë: Ishin mjeshtra! Banda kishte vjedhur edhe në Portugali (EMRAT)

I vodhën para, e sende me vlerë, prokurori spanjoll i cili ra viktimë e grabitësve shqiptarë: Ishin mjeshtra! Banda kishte vjedhur edhe në Portugali (EMRAT)

Prokurori spanjoll që ra pre e vjedhjes nga shqiptarët

Prokurori spanjoll i cila ra pre e një grabitjeje nga një bandë shqiptarë ka rrëfyer të ngjarjen duke treguar edhe detaje shtesë. Sipas mediave të huaja, banda shqiptare vepronte në Minho, ndërsa tani po hetohet në Braga pasi i “zhvatën” prokurorit rreth gjysmë milioni euro. Banda shqiptare ishte e përbërë nga 3 persona, Edi Gjonaj 43 vjeç, Artus Zisko 46 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim si edhe Desard Marku 44 vjeç, i cili është arratisur me makinën e policisë.

Prokurori  ka rrëfyer se ai dhe familjarët e tij nuk kanë qenë në banesë në momentin që “skifterët” kryen grabitjen dhe se këta të fundit nuk kishin bërë dëme gjatë vjedhjes.

Në banesën e prokurorit grabitësit vodhën 4 ora dhe flori me vlerë 5 mijë euro si edhe 2 mijë euro cash.

“Me teknika ndërhyrëse në dyer dhe dritare, pa i dëmtuar ato. Ishin mjeshtra”, ka thënë prokurori.

3 shqiptarët dyshohet se mes periudhës kohore tetor 2021 dhe shkurt 2022 kanë kryer vjedhje me vlerë gjysmë milioni euro. 

Më herët mediat kanë publikuar një artikull ku pjesë e të njëjtës bandë shqiptare kishin vjedhur në Portugali  banesa luksioze dhe makina të shtrenjta. 

Dy të anëtarët e tjerë të bandës krimianale, Edi Gjonaj dhe Artur Zisko ishin më 16 nëntor të vitit të kaluar në paraburgim. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri