Një 51-vjeçar është arrestuar në Pogradec për disa vepra penale, ndër to edhe vjedhja. 51-vjeçari J.M., ka kërcënuar me thikë një 15-vjeçar në lagjen nr. 1 në Pogradec, e më pas i ka vjedhur biçikletën, të cilën policia ia gjeti në banesë për ta sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, J.M., banues në Pogradec, është kapur duke drejtuar makinën “Benz” në gjendje të dehur. Për këtë, mbi këtë shtetas rëndojnë akuzat për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", "Vjedhja" dhe "Kanosja".
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.