I vodhi çantën me 10 mijë euro
besimtarit në xhami, 4.6 vite burg

I vodhi çantën me 10 mijë euro<br />besimtarit në xhami, 4.6 vite burg
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg Tom Ndojën, i cili akuzohej nga Prokuroria e Tiranës se i kishte vjedhur një besimtari në xhami 10 mijë euro.

Sipas Prokurorisë së Tiranës i pandehuri ka përfituar nga fakti se besimtarët ishin duke u falur, dhe i ka vjedhur njërit prej tyre çantën e dorës me 10 mijë euro brenda.

Por pas vjedhjes, i pandehuri është larguar, ndërkohë që është pikasur dhe është kapur disa ditë më pas nga një tjetër besimtar i xhamisë, i cili më pas ka njoftuar policinë për të realizuar arrestimin e tij.

Ndoja ka rrëfyer se ka pasur si qëllim që të vidhte çantën dhe nuk e ka ditur që brenda saj gjendej edhe shuma e parave.

Ndërkohë sipas Prokurorisë së Tiranës, Tom Ndoja ka rezultuar si i dënuar më parë për “Dhunë në familje” ndaj bashkëshortes së tij, si edhe rezulton që ka vjedhur shuma të ndryshme parash, përfshirë vlerat monetare të nënës, tezes dhe personave të tjerë familjarë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar