I vonoi sanduiçin, kosovari rreh 
stujardesën, avioni ulje të detyrua

I vonoi sanduiçin, kosovari rreh <br />stujardesën, avioni ulje të detyrua
Nuk ka përfunduar në kohën e parashikuar fluturimi prej Gjenevës në Prishtinë. Kjo pasi një prej pasagjerëve kosovarë ka shkaktuar një incident në bordin e aeroplanit, raportojnë mediat kosovare.

Sipas dëshmitareve ai e ka goditur një stjuardesë, për shkak se ia kishte vonuar sanduiçin.  Të tjerë pasagjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e pasagjerit. Si pasojë kapiteni ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë.

Sulmin e ka konfirmuar EasyJet që ka thënë se stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet.  Kosovari është arrestuar në Aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga Policia është liruar.

Easy Jet ka dërguar një tjetër aeroplan nga Baseli për t’i marrë 180 udhëtarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë pak para orës 20:00.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime