I vranë djalin në atentat, kush është ish-gjyqtari Fran Prendi, dënoi grupin e Emiliano Shullazit dhe Salvatore Lettizian

 

I riu Klaudio Prendi është vrarë në orët e para të mëngjesit në një atentat në Tiranë, menjëherë pasi ai doli nga lokali ku po qëndronte me shokët e tij. Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq nga drejtësia pasi nisi vettingu. 

 Ish-gjytari Prendi e nisi karrierën në Gjykatën e Pukës, në vitin 2006 është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe për një periudhë shumë të shkurtër kohore ka qenë edhe gjyqtar në GJKKO dhe më pas u dorëhoq pa u vënë në filtër për pasurinë, integritetin profesional dhe pastërtinë e figurës.

Në kohën kur ka qenë gjyqtar Fran Prendi ka dënuar grupin e Emiljano Shullazit.  Gjykata e Shkallës së Parë, më trupë gjykuese të kryesuar nga Fran Prendi dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkaq, me 12 vite burg u dënua Gilmando Dani, Indrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg. Prendi gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima  në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

Fran Prendi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyre që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme. Në nëntor 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, pa kaluar në filtrat e vetingut.


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u qëllua me silenciator pasi doli nga lokali në Tiranë! Dyshohet për 3 autorë, dogjën makinën në Farkë (FOTO+VIDEO)


SI.E./E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë