I vunë 50 mijë € gjobë biznesmenit, dy në burg, lirohet nga qelia Shullazi, avokati: I kishte borxh! Prokuroria: Kemi përgjime

“Arrest me burg”, është kjo masa e sigurisë e dhënë këtë të shtunë nga Gjykata për Krime të Rënda për të arrestuarit Lulzim Zalla dhe Klodian Estrefin, ndërsa detyrim paraqitje për Egi Shullazin.

Të tre këta persona u ndaluan pak ditë më parë, në kuadër të një operacioni policor, pasi nga hetimet e kryera u zbulua se ata kanë gjobitur një biznesmen nga Durrësi me inicialet N.L, të cilit i kishin kërkuar 50 mijë euro.

Në seancën e kësaj të shtune, avokatët e 3 të arrestuarve, kanë mohuar që klientët e tyre të kenë kërcënuar biznesmenin. Mbrojtja pretendoi se kallëzuesi ishte ai që kishte një shumë borxh dhe se nuk është kërcënuar në asnjë formë nga klientët e tyre për këtë shumë.

Nga ana e saj, Prokuroria për Krime të Rënda pretendoi se duke qenë në dijeni të kërcënimit nga kallëzimi, janë kryer veprime stimuluese, duke bërë ndjekjen dhe arrestimin e tyre në momentin e marrjes së shumës prej 5 mijë euro.

Ndërkohë burime për Report TV, bëjnë të ditur se prokuroria ka edhe përgjime, një pjesë e të cilave janë paraqitur sot në kërkesën për masë sigurimi nga prokurori Behar Dibra. Ky i fundit, sot kërkoi ndryshimin e masës për një prej të arrestuarve, Ergi Shullazin, pasi në analizë të provave dhe fakte e të deritanishme nuk është e qartë se ka qenë i përfshirë.

Pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtari vendosi të pranojë kërkesën e Akuzës, duke lënë në burg deri në përfundim të hetimeve dy të të arrestuar, dhe liruar një prej tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shabani: 04/08/2019 15:14

    Dhe si i kane siguruar 50.000 euro keta djemte para se ti jepnin borxh te biznesmeni? Ate trimin e amerike me wmrin Al kapone per taksa e kalben ne burg.

    Përgjigju
  • Behari: 03/08/2019 23:35

    Behar Dibra, kriminel, hajdur ! Ka marre para e sigurte, si ne rastin e 700 kg hashash ne Kapeshtice me Ben Qamin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër