I vunë tritol në banesë, gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës nuk kalon vetingun, KPK shkarkon Tonin Stërkaj

I vunë tritol në banesë, gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës nuk kalon vetingun, KPK shkarkon Tonin Stërkaj

Tonin Sterkaj

Tirane- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj, në banesën e të cilit më 28 prill të këtij viti u vu një sasi tritoli

Procesi i vetingut për gjyqtarin Sterkaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Gjatë seancës dëgjimore të së martës, (3 shtator) Sterkaj u pyet dhe dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe bilancin negativ në vlerën 28.3 milion lekë, si dhe për një sërë gjetjesh në aspektin profesional.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3.9.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Tonin Stërkaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Tonin Stërkaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj. Pamela Qirko  relatore, znj. Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 4.9.2024.

1725460210_toninsterkaj.jpeg

(Foto: Tonin Sterkaj, ne KPK, 4 gusht 2024)

Per te pandehurin per vrasje me dashje aplikoi pezullimin e dënimit

Tonin Sterkaj e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës

Në seancë dëgjimore, për aspektin profesional, relatorja Qirko evidentoi ndër të tjera gjetje lidhur me tejkalim të afateve të zbardhjes së vendimeve; vonesa në zhvillimin e seancave gjyqësore dhe shtyrje pa arsye; vendimarrje jashtë tagrave ligjorë; mosregjistrimi audio i seancave; si dhe gjykime tej afateve të përcaktuara.

Duke ju referuar dhe dosjeve të sinjalizuara nga institucionet ligj zbatuese të gjykuara nga subjekti, në vijim të relatimit si dhe gjatë procedurës së pyetjeve, Qirko vërejti se qëllimi i reformës në drejtësi është rikthimi i besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Ajo e pyeti subjektin se, a mund t’i rikthehet publikut besimi në sistemin e drejtësisë, kur për të pandehur për vrasje me dashje, shitje të narkotikëve e mbajtje pa leje të armëve luftarake aplikohet pezullimi i dënimit apo pafajësia. Relatorja solli në vëmendje një vendimmarrje të subjektit për pafajësi pasi palët në konflikt ishin dakordësuar, megjithëse rezultonte se krimi ishte kryer.

Subjekti deklaroi se kishte bërë përpjekjet maksimale gjatë ushtrimit të detyrës me qëllim që të reflektonte besimin e publikut. Sipas Sterkajt, dënimi nuk duhet të jetë vetën ndëshkues, por edhe rehabilitues. Ai tha se ka përcaktuar dënimet sipas parashikimeve ligjore dhe solli në vëmendje të Komisionit se ka afro 30 vjet që mban funksionin e gjyqtarit, kur gjatë karrierës së tij ka dhënë dhe 5 dënime me burgime të përjetshme, megjithëse e ushtron detyrën në vendin ku është rritur.

Për pafajësinë, subjekti pretendoi se e kishte bazuar në prova. Për vlerësimin ndryshe nga Apelit, tha se kishte të bënte me çmimin e provave. Lidhur me dhënien e masave të dënimit më të buta nga sa ka kërkuar prokuroria, Sterkaj tha se kishte mbajtur në vëmendje një rekomandim të Këshillit të Evropës për dënimet. Ndërkohë, subjekti pranoi se një pjesë e seancave nuk ishin regjistruar pasi ishin vetëm dy salla me pajisjet përkatëse dhe ishte e pamundur. Për vonesat në fillimin e seancave ai pohoi se kishin ndodhur pasi të paraburgosurit vinin nga Lezha.

Gjyqtari në mbrotje 

Një ditë pas shpërthimit me tritol në banesë  (28 prill) Gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj  u morr në mbrojtje për 6 muaj nga Garda e Republikës. Vendimi u mor nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi pista kryesore e hetimit ishte ajo e intimidimit për shkak të detyrës. Autori që ndezi fitilin e tritolit në portën e banesës  u filmua nga kamerat e sigurisë, por ende nuk është identifikuar.

    S.G/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Malcuer: 04/09/2024 21:09

      Dinamitin e ka vnua vete dhe ja ka arrit qëllimit sepse përmendet si gjyqtari qe i kanë shpërthyer porten 4 miljonshe....

      Përgjigju
    • AltinTop: 04/09/2024 20:18

      Ore keto i kane siguruar 3 breza me para, por na thoni kur do ja konfiskoni pronat e jasht ligjshme.

      Përgjigju
    • filip: 04/09/2024 17:27

      Kriminelët e drejtësisë që kanë rrjepur popullin,jo vetë të shkarkohen por tu merret pasuria e vjedhur.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

    Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë