Zjarret në vend, 5 të arrestuar, 1 në kërkim! Dy kushërinj i vunë zjarrin pyjeve në Kreshpan dhe Gjorgos në Fier për të hapur kullota për bagëtitë

Zjarret në vend, 5 të arrestuar, 1 në kërkim! Dy kushërinj i vunë zjarrin pyjeve në Kreshpan dhe Gjorgos në Fier për të hapur kullota për bagëtitë

Zjarret në vendin tonë prej javës po bëjnë kërdinë duke djegur bimësinë nga veriu në jug. Shumica e këtyre vatrave ishin të qëllimshme dhe për disa prej tyre janë gjetur edhe autorët, 5 persona janë arrestuar për vënien të zjarrit ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Dy kushërinj janë arrestuar pasi akuzohet se i kanë vënë zjarrin fshatit Gjorgos në Fier, që vijon të digjet edhe sot. Në pranga ranë Arben Muskaj, 49 vjeç dhe Zarif Muskaj, 41 vjeç, banues në Afrim i Ri, Fier, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgos. Burime për Report Tv, i vunë zjarrin pyllit për të hapur kullota për bagëtitë.

Më 6 gusht 2021, Arben dhe Zarif Muskaj i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz, Fier, ku është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarë me shkurre e pisha. Gjithashtu po këto dy persona akuzohen si zjarrvënës në pyllin e fshatit Kreshpan në datë 28 korrik 2021.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë një 49-vjeçar Artur Beqiri në Durrës u arrestua sepse i vuri flakën një sipërfaqe toke me kallamishte, në një kodër të Spitallës. Si pasojë e flakës u dogj një sipërfaqe prej 4 mijë metër katror.  Për zjarrin në Belsh, u vu në pranga Nexhip Hortja, i cili po digjte mbeturinat por i doli zjarri jashtë kontrollit. Edhe në Librazhd Riza Duka u shpall në kërkim po për të njëjtën akuzë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:32
Kukës/ Vuri zjarr në malin e Gjallicës, arrestohet 47 vjeçari! I gjendet një kallashnikov me dy karikatorë dhe municion luftarak

1628433217_af4b10b87e804ab8ac4dec5b4b3614e3.jpg

Arrestohet 47 vjeçari Ekrem Onuzini i cili akuzohet se i ka vënë zjarrin malit të Gjallicës në Kukës. Në momentin e arrestimit, policia i ka gjetur 47 -vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, me dy karikatorë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

I vuri zjarrin malit të Gjallicës, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Në momentin e arrestimit, Policia i ka gjetur 47- vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, me dy karikatorë dhe municion luftarak.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës, ka rënë zjarr, menjëherë kanë shkuar në vendin ku kishte rënë zjarr dhe pas disa orësh duke punuar  me mjete rrethanore, kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit dhe më pas  shuarjen e tij.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të veprimeve për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënies të qëllimshme apo nga pakujdesia, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit  E. O.,  47 vjeç, banues në fshatin Nang, si autorë i dyshuar i zjarrit në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe  municionit luftarak” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.Drejtoria Vendore e Policisë  e Policisë Kukës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Ora 11:25
Pamje live nga Dukati, vendi i mbuluar nga re tymi

Këto janë pamjet live që na vijnë nga mali i Dukatit. Prej më shumë se dy javësh në Dukat vijon zjarri duke shkatërruar kështu bimësinë e zonës. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, vendi është mbuluar nga një re e madhe tymi, ndërsa forcat e zjarrfikëses vijojnë të jenë në terren për të shuar flakët.

Ora 09:29
Dogji mbeturinat në portën e tij, por zjarri i doli nga kontrolli duke djegur ullinjtë e Belshit, arrestohet i riu! Një tjetër në kërkim në Librazhd, dogji Krepat e Xhakës

Një 26-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se dogji një sipërfaqe prej 450 rrënjë ulliri në zonën e Belshit. Nexhip Hortja 26 vjeç, banues në fshatin Dragot, Belsh, duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur ullinjtë në pronësi të shtetasve Q.B., dhe M.Q.

Edhe në Librazhd është shpallur një 52-vjeçar në kërkim, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin vendit të quajtur "Krepat e Xhakës", ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme. Riza Duka, 52 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, është shpallur në kërkim për veprën penale "Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

Ora 09:07
I vuri flakën një sipërfaqe me kallamishte në Spitallë, arrestohet 49-vjeçari

1628406673_610e5bc5efc2f610c12e3abedd2330412144101198263262843460579020516958770n.jpg

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi i kishte vënë flakën një sipërfaqe toke me kallamishte. Ngjarja ka ndodhur në një kodër të Spitallës në Durrës. Si pasojë e flakës u dogj një sipërfaqe prej 4 mijë metër katror.

Burime për Report Tv mësojnë se 49-vjeçari është identifikuar si Artur Beqiri, banues në Durrës. Ndaj 49-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr", shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte”, shkruhet në njoftim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës