Një arkëtar shumë trim. Një dyqan në qytetin e Kensas në Missouri të Shteteve të Bashkuara ka rënë pre e grabitjes, ku një person i veshur sportiv ka kërcënuar arkëtarin që t’i jepte paratë.

“Sy patrembur” dhe më një qetësi maksimale, arkëtari ia jep paratë një e nga një e më pas autori largohet me shpejtësi.

Në dyqan duket sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe puna ka vijuar normalisht.

Policia ka postuar videon në rrjetet sociale dhe ka kërkuar ndihmë nga të gjithë që mund ta identifikojnë autorin.

Ndoshta kur ta shoh këtë video pronari i dyqanin do ta pushojë menjëherë nga puna arkëtarin ose ndoshta do ta përgëzojë, nuk i dihet.