EMRAT/ Dogjën tre makina dje në Vlorë, në pranga porositësi dhe zjarrvënësi! Në kërkim një tjetër bashkëpunëtor

VLORË- Pas vetëm 24 orëve, policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë (18 korrik) ku u dogjën tre makina në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë. Në pranga të polcisë ka rënë porositësi i vënies së zjarrit Julian Çobo 32 vjeç, si dhe ekzekutori Kreshnik Yzeiri, 40-vjeç. Në kërkim është shpallur Elton Lushaj, 41 vjeç, banues në Vlorë.

Elton Lushaj ka siguruar lëndën djegëse, ndërsa Kreshnik Yzeiri ka kryer zjarrvënien. Policia thotë se nga hetimet, rezulton se Julian Çobo ka bashkëpunuar me 2 të tjerë, për djegien e 3 automjeteve, për motive të cilat policia nuk i bën të ditura duke qenë se hetimi vijon.

Bëhet e ditur se Kreshnik Yzeiri, është nisur nga zona e stacionit të trenit në lagjen 24 Maji në Vlorë, është ndalur në një karburant ku ka pirë kafe, teksa më pas bidonin e ujit gjysmë litri e ka mbushur me benzinë për ta përdorur për t’i vendosur zjarrin automjeteve.

Makinat ishin në pronësi të Artur Hysit, Petref Koshenës dhe Nerizan Hoxhajt. Nga video e siguruar nga Shqiptarja.com shihet se zjarrvënësi ka hedhur benzinën në Fordin e kuq në pronësi të Nerizan Hoxhajt, e më pas flakët kanë përfshirë dhe dy makinat e tjera.

Hoxhaj dhe nëna e tij e moshuar teksa kërkuan zbardhjen e ngjarjes theksuan se nuk kanë konflikte me askënd.

“Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin.”- u shpreh, Nerizan Hoxha.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
Djegia e tre makinave në Vlorë, zjarrvënësi ngatërroi mjetin që kishte porosi t’i vinte flakën

1689666954_vlore.jpg

Burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se nuk ka qenë fare targeti i sulmit makinat e djegura. Elton Lushaj i dyshuar si porositësi, personi i shpallur në kërkim, ka dhënë porosi për djegien e një automjeti ngjyrë të kuqe që ishte parkuar në lagjen Pavarësia në një vendndodhje fikse të dhënë prej tij.

Autori ka shkuar teksa në vendngjarje kanë qenë dy automjete thuajse të njëjta. Autori i ka vendosur flakën njërës prej tyre ngjyrë të kuqe dhe më pas nga pakujdesia bidoni më benzinë ka marr zjarr duke e hedhur dhe duke djegur edhe dy të tjera. Këto si dëshmi i kanë dhënë vetë personat e arrestuar në flagrancë në komisariatin e Vlorës teksa kanë treguar edhe porositësin e kësaj ngjarje.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor

Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor