Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për mësuesin Indrit Alushaj, i cili pak ditë më parë i vuri flakën zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier.
Report Tv raporton se mësuesi ka shprehur pendesë për veprimin e kryer. ‘Jam i penduar, kisha tre muaj pas punë dhe më kishin premtuar se do të filloja.’- është shprehur mësuesi në para se të futej në gjykatë.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ku mësuesi 33-vjeçar, kishte menduar që të merrte hak duke i hedhur benzinë zyrës arsimore dhe më pas i ka vënë zjarrin, gjë e cila alarmoi stafin e punonjësve. Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar skenën. Indit Alushaj, 33 vjeç, është mësues i lëndës Histori Arti dhe kërkonte të punësohej si mësues në DAR Fier.