I vuri zjarrin pyllit në fshatin Pistë të Kukësit, arrestohet 57-vjeçarja! Nën hetim dy të mitur pasi dogjën shkurre, flakët iu dolën nga kontrolli

I vuri zjarrin pyllit në fshatin Pistë të Kukësit, arrestohet 57-vjeçarja! Nën hetim dy të mitur pasi dogjën shkurre, flakët iu dolën nga kontrolli

Një 57-vjeçare është arrestuar si autore e zjarrit të rënë në pyllin në fshatin Pistë. Sh. Sinani,  57  vjeçe, banuese në fshatin Pistë, dyshohet se  ka vënë zjarr në pyllin në afërsi të banesës së saj, ku për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me lis dhe shkurre.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë dy shtetas të mitur J.R., dhe B.R., banues në fshatin Golaj,  për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", pasi në fshatin Golaj kanë ndezur zjarr. Si pasojë e erës së fortë zjarri  u ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë dhe djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me lis dhe shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme për  veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.


Lajmi kryesor:

Zjarret në Kukës, Gjirokastër e Dibër/ I vunë flakën bimëve dhe u doli nga kontrolli duke djegur pyje, 2 të arrestuar dhe 3 nën hetim, mes tyre 2 të mitur


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar