Dogji shkurre në pronën e tij, por situata i doli jashtë kontrollit e mori flakë pylli në fshatin Prush...arrestohet 57-vjeçari!

TIRANË- Zjarri në fshatin Prush e ka një autor! Ai është 57-vjeçari Ibrahim Alushi, i cili është arrestuar nga policia.

Mësohet se ai ka qenë duke djegur një shkurre në pronën e tij, por situata i doli jashtë kontrollit, ku dëmi është i konsiderueshëm.

Ndaj tij, rëndon akuza "Shkatërrim i pronës me zjarr".

"Identifikohet dhe arrestohet në kohë rekord, autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Prush,Njësia Administrative Vaqarr. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, kishte rënë zjarr dhe ishin djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i provave të grumbulluara u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr" i shtetasit I.A., 57 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.

Zjarrvënia e qëllimshme është një nga veprat penale që në pjesën më të madhe nuk iu është gjendur autori, edhe pse flakët kanë shkrumbuar mijëra ha sipërfaqe. Më herët kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se po digjen pyje për t'u ndërtuar resorte, teksa ka pasur edhe rezerva për punën e bërë nga disa Bashki. Në vijimësi të kësaj deklarate të fortë, zv. kryeministri Erion Braçe e ka bërë shumë të qartë se nuk do të lejohet të ngrihet asnjë pallat mbi sipërfaqe pyjore të djegura.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë