Policia e Durrësit ka gjetur sot sendet personale të avokatit të zhdukur prej 12 ditësh, Besnik Muço. Sendet e avokatit janë gjetur në tragetin e linjës Durrës-Bari, në të cilin Muço u nis më 2 nëntor, por që nuk mbërriti në shtëpi te familja. Burime nga policia njoftojnë se dyshohet që avokati të jetë hedhur nga trageti.
/Shqiptarja.com
“Dyshohet se avokati mund të jetë hedhur. Avokati kishte trajtuar çështje të lehta”, bëjnë me dije burimet policore.
Ndërkohë, po ditën e sotme nisi hetimet për gjetjen e avokatit të zhdukur edhe Prokuroria e Durrësit.
d.c./shqiptarja.com












