I zhdukur prej 6 ditësh, 51-vjeçari shqiptar gjendet i pa jetë në Selanik! Kishte një plagë në këmbë me sharrë elektrike! Arrestohet 59-vjeçari grek dhe djali i tij

I zhdukur prej 6 ditësh, 51-vjeçari shqiptar gjendet i pa jetë në Selanik! Kishte një plagë në këmbë me sharrë elektrike! Arrestohet 59-vjeçari grek dhe djali i tij

Ylli Mera

GREQI- Është gjetur i pa jetë në Selanik, Ylli Mera, një 51-vjeçar shqiptar, i cili ishte zhdukur pa lënë gjurmë që prej mesditës së 1 nëntorit.

Mediat greke raportojnë se trupi i pa jetë i 51-vjeçarit u gjet ditën e diel, në një pyll pranë Selanikut. Vdekja mendohet t’i jetë shkaktuar nga një plagë që kishte në këmbë, e cila dyshohet se i është shkaktuar nga një sharrë elektrike.

Policia greke nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjes së tij, ndërsa thotë se 51-vjeçari Mera shoqërohej nga një 59-vjeçar grek, me të cilin kanë dalë në mal.

Teksa vlerësohet se 59-vjeçari është një person “kyç” për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të huajit, kanë vijuar kontrollet në shtëpinë e tij, ku janë gjetur gëzhoja dhe për këtë është arrestuar. Për posedim të paligjshëm të një thike është arrestuar edhe djali i tij 28-vjeçar. Ata të dy iu referuan gjykimit në procedurë automatike.

Zhdukja e 51-vjeçarit shqiptar u raportua 3 ditë më parë nga familjarët e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:41
U gjet i vdekur në një mal Greqi, flet vëllai i shqiptarit: E copëtoi me sharrë elektrike! Celularin ia hodhi në rrugë

Vëllai i Ylli Merës, trupi i të cilit u gjet i pajetë në një zonë malorë në Greqi, ka folur për mediat greke në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai ka thënë se ende nuk kanë informacion të saktë apo zyrtar, por vetëm çfarë kanë dëgjuar nga mediat.

“Vëllain e gjetën të vdekur në mal, kishte shkuar atje me një grek, ndoshta për të prerë dru, ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por kemi dëgjuar që i është prerë këmba, aty kanë gjetur edhe sharrën elektrike. Kanë punuar bashkë me njeriun që ka shkuar në mal, por nuk di gjë më shumë, në Greqi jam vetëm unë, më vjen shumë keq për këtë ngjarje tragjike që ka ndodhur në familjen tonë, presim të mësojmë më shumë. Nga policia që po vijon hetimet.” – tha ai.

I gjithë fshati në të cilin jetonte 51-vjeçari është tronditur nga ngjarja tragjike.

"Nuk kishte burrë më të mirë. Ai jetonte prej vitesh këtu dhe nuk kishte dhënë as të drejtën më të vogël askund. Dëgjuam që Kosta (siç e quanin në Greqi) kishte shkuar në mal dhe se kishte humbur jetën, kishte shkuar. disa herë për punë, për të prerë dru. Dy burrat kishin shkuar shumë herë bashkë. Policia e gjeti në mal. Me njeriun me të cilin kishin shkuar të martën, shkonin shpesh bashkë, pothuajse çdo ditë e çonte në punë”, tregon për protothema.gr, Giorgos Tsakalidis, banor i fshatit që i njihte të dy burrat prej shumë vitesh.

Gjithashtu, siç konstatohet nga hetimet policore, 59-vjeçari ka marrë me vete celularin e viktimës dhe e ka hedhur në asfalt gjatë rrugëtimit.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja