Gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'arrest në burg' për 30-vjeçarin nga Kosova, Qerim Krasniqi, i cili akuzohet se i ka marrë përmes mashtrimit mbi 135 mijë euro pronares së një hoteli në Tiranë. Në dëshminë e tij në gjykatë, i riu ka deklaruar se ai nuk e kishte mashtruar gruan dhe se ajo ia kishte dhënë vetë paratë. Madje ai ka deklaruar po ashtu se shumën e marrë, ai do ja kthente sërish.
Lajmi kryesor:
Mashtroi pronaren e një hoteli në Tiranë dhe i mori mbi 135 mijë euro duke e gënjyer se do hapte call center, lihet në burg 30-vjeçari nga Kosova: M'i dha vetë, do ja ktheja











