Qerim Krasniqi, 30-vjeçari nga Kosova që u arrestua një ditë më parë në Tiranë, është lënë sot në burg, pasi akuzohet se mashtroi pronaren e një hoteli në kryeqytet duke i marrë mbi 135 mijë euro me pretekstin se do të hapte një call center. Mësohet se i riu krijoi një marrëdhënie të ngushtë me pronaren e hotelit e më pas nisi t'i kërkojë para. Fillimisht gruaja i dha 50 mijë euro, e më pas 20, derisa në fund totali kishte shkuar 135 mijë euro.

Në gjykatë ai ka deklaruar se nuk e kishte mashtrurar gruan dhe se paratë ajo ia kishte dhënë vetë.

Nga ana tjetër, në dëshminë e saj para hetuesve, gruaja ka treguar se ia kishte kërkuar paratë të riut, por Krasniqi përherë nxirrte justifikime. Një ndër to ishte edhe pretendimi se ishte me COVID dhe se ishte me oskigjeno-terapi apo se i kishte bllokuar banka. Prej shtatorit 2021 Qerimi ndërpreu kontaktet me të dhe që atëherë pronarja e hotelit bëri denoncim.

Qerim Krasniqi u shpall në kërkim pas denoncimit të pronares së hotelit. Ai u kap teksa po përpiqej të kalonte kufirin. Para hetuesve ai pretendon se i ka marrë gruas vetëm 80 mijë euro, para që sipas tij i ka investuar dhe humbur në cripto-valutë.

1650880051_Sequence03.00000613.Still018.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:06
I zhvati mbi 135 mijë euro pronares së hotelit, lihet në burg 30-vjeçari nga Kosova: Nuk e kam mashtruar, m'i dha vetë

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'arrest në burg' për 30-vjeçarin nga Kosova, Qerim Krasniqi, i cili akuzohet se i ka marrë përmes mashtrimit mbi 135 mijë euro pronares së një hoteli në Tiranë. Në dëshminë e tij në gjykatë, i riu ka deklaruar se ai nuk e kishte mashtruar gruan dhe se ajo ia kishte dhënë vetë paratë. Madje ai ka deklaruar po ashtu se shumën e marrë, ai do ja kthente sërish.