I zuri masivi shkëmbor, shoferi i autobusit tregon tmerrin: Pati shpërthim, njërës vajzë i ra të fikët

I zuri masivi shkëmbor, shoferi i autobusit tregon tmerrin: Pati shpërthim, njërës vajzë i ra të fikët

Shoferi i autobusit të dëmtuar nga rrëshqitja e gurëve në aksin Shëngjin-Lezhë ka treguar tmerrin që përjetuan punëtorët. Shoferi tregon se po dërgonte vajzat dhe gratë në fabrikë, kur ka dëgjuar një shpërthim në pjesën e fundit të mjetit.

Isha në udhëtim në drejtim të Shëngjinit, kur erdha këtu pata një goditje, në fund të autobusit një shpërthim. Thashë çfarë ndodhi, isha me punëtorët, gra e vajza që po dërgoja te fabrika.

Ndalova autobusin, kur shoh në fund të tij një masiv shkëmbor kishte rëndë sipër. U dëmtuan xhamat, por fati i madh i ra në fund autobusit. Njërës i ra të fikët, i dhamë ndihmën e parë. Të gjakosurat i çova te spitali. Kam 18 vite që e bëj këtë punë.

Shoferi i autobusit


Lajmi kryesor:

Rrëshqitje gurësh në aksin Shëngjin-Lezhë, goditet autobusi i punëtorëve, lëndohen dy vajza/VD


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë