Rrëshqitje masive gurësh janë shënuar gjatë natës së kaluar në aksin Shëngjin-Lezhë, për shkak të reshjeve të shiut.
Report Tv mësoi se nga rrëshqitja e gurëve është goditur një autobus me punëtorë, ku për pasojë janë lënduar dy vajza të reja të moshës 21 dhe 23 vjeçe, njëra prej të cilave është dërguar në Tiranë.
Bashkia e Lezhës: Ja pjesët e rrugës me rrezik më të madh, forcat xheniere të ndërhyjnë
Lidhur me ngjarjen në Shëngjin, ku është shkëputur një masiv gurësh që ka goditur më pas një autobus udhëtaresh duke sjellë plagosjen e dy shtetaseve, Bashkia Lezhë së pari iu uron shërim sa më të shpejtë të lënduarave, ndërsa sqaron opinionin publik se ky aks rrugor nuk është në varësi të bashkisë, por Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Sa më lart, Bashkia Lezhë ka evidentuar që në vitin 2017, rrezikun e madh për rënie gurësh në disa zona të Lezhës, ku risku më i lartë vijon të mbetet si në këtë rrugë, në Pallnë ashtu dhe në segmentin Balldre - Torovicë, akse nacionale. Të gjendur në rrethana të tilla, bashkia ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve përgjegjëse që menaxhojnë probleme të tilla me forca xheniere.
Bashkia Lezhë shpreh gatishmërinë për bashkëpunim maksimal me Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe çdo institucion tjetër shtetëror për zgjidhjen sa më parë të këtyre rreziqeve që iu kanosën qytetarëve. Faleminderit!
Për pasojë janë dëmtuar 2 shtetase, K.D. 21 vjeçe banuese në Zejmen, e cila është transportuar për në Qendrën e Traumes në Tiranë, dhe shtetasia B.Z. 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Rrëshqitja e gurëve në Lezhë
Shoferi i autobusit të dëmtuar nga rrëshqitja e gurëve në aksin Shëngjin-Lezhë ka treguar tmerrin që përjetuan punëtorët. Shoferi tregon se po dërgonte vajzat dhe gratë në fabrikë, kur ka dëgjuar një shpërthim në pjesën e fundit të mjetit.
Ai shprehet se njërës vajzë i ra të fikët nga ngjarja, ndërsa të gjakosurat i ka dërguar menjëherë në spital.
Isha në udhëtim në drejtim të Shëngjinit, kur erdha këtu pata një goditje, në fund të autobusit një shpërthim. Thashë çfarë ndodhi, isha me punëtorët, gra e vajza që po dërgoja te fabrika.
Ndalova autobusin, kur shoh në fund të tij një masiv shkëmbor kishte rëndë sipër. U dëmtuan xhamat, por fati i madh i ra në fund autobusit. Njërës i ra të fikët, i dhamë ndihmën e parë. Të gjakosurat i çova te spitali. Kam 18 vite që e bëj këtë punë.Shoferi i autobusit
JAne dhite e Bajram Ibrajt qe kullosin ne mal dhe hedhin gure.....
Përgjigju