Ibra bëhet sërish ‘djall’, gjigandi suedez rithehet në Seria A

Ibra bëhet sërish ‘djall’, gjigandi suedez rithehet në Seria A

Zlatan Ibrahimovic mund të quhet lojtari më i ri i Milan. Futbollistit që para pak kohësh I përfundoi kontrata me Los Angelso Galaxy thuhet se ka zgjedhur përfundimisht të ardhmen e tij, për të cilën ishin në garë një sërë skuadrash nga vende të ndryshme.

38-vjeçari sipas ‘Gianluca Di Marzo’ ka zgjedhur të bëhet sërish ‘djall’, diçka të cilën e ka bërë edhe gjatë sezoneve 2010-2012. Milan ndërkohë po bën gati dokumentat e fundit për të zyrtarizuar shtatlartin, diçka e cila me shumë mundësi do të ndodhë të premten ose të shtunën.

Sipas këtij burimi Ibrahimovic do të firmosë një kontratë 6-mujore me 3 mln euro në sezon, më pas në bazë të paraqitjeve mund të rinovojë edhe për 1 vit tjetër.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë