Një gol i Zlatan Ibrahimovic në minutën e tretë shtesë ka shmangur humbjen e Milanit në javën e shtatë të Seria A kundër Verona-s. Në takimin e San Siro-s që përfundoi 2-2 miqtë zhbllokuan që në minutën e 6 me Barak, ndërsa më pas një autogol i Calabria vështirësoi dyfish punën.
Gjithsesi brenda pjesës së parë nuk do të kalonte më shumë se tetë minuta kur Milani të ngushtonte diferencat, por më një autogol. Më pas në pjesën e dytë para se të realizonte golin e barazimit Ibrahimovic humbi edhe një 11-metërsh.
Pavarësisht se takimi u mbyll në barazim Milani mban vendin e parë me 17 pikë, 2 më shumë se Sassuolo e vendit të dytë. Ndërkohë edhe Napoli mori një trepikësh falë golit të Osimhen në pjesën e parë kundër Bologna-s.
Në La Liga Real Madrid është shpërfytyruar nga Valencia e cila i ka mposhtur ‘galaktikët’ me rezultatin 4-1. Për më tepër ekipi i drejtuar nga Zidan kaloi i pari në avantazh me Benzema-n, ndërsa Valencia përmbysi falë ‘tripletës’ së Soler dhe autogolit të Varane-s. Si pasojë e humbjes Real Madrid zbriti edhe nga vendi i parë, ndërsa tani renditet në të katërtin.
Ndërkaq në Premier League supersfida e javës mes Manchester City-t dhe Liverpool ka përfunduar me shifrat 1-1. Kampionët në fuqi të Premier League morën fillimisht epërsine me Salah, ndërsa ekipi i drejtuar nga Guardiola barazoi me Jesus. Në vijim De Bruyne do të humbiste rastin më të mirë për tre pikët kur gaboi një penallti.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.9%
-
Jo
19.6%
-
Ndoshta
10.5%
Vota total: 419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Alvaro Morata është i Milanit: Kam besim te Ibra dhe Fonseca, mezi pres t'ia nisim
17 Korrik, 13:49
-
VIDEO/ Me vetëm tre fjalë, Mbappe kopjon Ronaldon në prezantimin te Real Madrid
16 Korrik, 17:39
-
Prezantim ëndrrash i Mbappe-s te Reali, zotimi i francezit: Jap jetën për klubin, emocionohem nga nëna ime që qan
16 Korrik, 14:55
-
Pritje madhështore për Kylian Mbappe, shiten të gjitha biletat në 'Bernabeu'
15 Korrik, 17:10
-
Paulo Fonseca prezantohet te Milani: Këtu për të fituar trofe
8 Korrik, 22:58
-
Shmanget tragjedia në Spanjë, arrestohen nëntë persona, parandalohet sulmi terrorist për të qëlluar lojtarët dhe tifozët e Real Madridit
17 Qershor, 16:28
-
Javë e madhe në Serie A, Juventus dhe Milan zbulojnë trajnerët e rinj
11 Qershor, 16:31
-
Fyerjet raciste kundër Vinicius, dënohen me burg tre tifozët e Valencias
10 Qershor, 22:21
-
Reali në Botërorin e Klubeve, Carlo Ancelotti: Fjalët e mia u keqinterpretuan
10 Qershor, 17:01
-
Mbappe te Real Madrid, drejtori sportiv i Bajern ngre alarmin: Të pangopurit për para po kthehen në gozhda të arkivolit të futbollit
9 Qershor, 19:58
-
Zidane e pranon: Kam pushuar shumë, më mungon puna e trajnerit
8 Qershor, 17:37
-
Liverpool largon 10 lojtarë, mes tyre dy veteranët Alcantara dhe Matip
6 Qershor, 22:54