Zlatan Ibrahimovic do të mungojë rreth 6 javë për shkak të dëmtimit të pësuar në sfidën kundër Bastias. Sulmuesi suedez i është nënshtruar analizave më të detajuara që qartësojnë. Në një komunikatë zyrtare, PSG thekson se Ibra vuan nga tërheqja e muskulit poshtë vertebrës së kraharorit dhe ky dëmtim kërkon rreth 6 javë kohë. Ndërkohë edhe Thiago Motta do të mungojë në transfertën e Evian pas goditjes që mori nga Brandao në dhomat e zhveshjes.