Ministrja e Financave me biznesin në Holandë: Shqipëria, lehtësira fiskale dhe mundësi shumë të mira për investitorët

 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në fjalën e saj në takimin me biznesmenët holandezë, tha se Shqipëria ka një kuadër ligjor shumë pozitiv për investimet e huaja.

“Ne kemi një kuadër ligjor mjaft miqësore për investuesit. Kemi një ligj për investimet strategjike, që mbështetet në vlerën dhe numrin e vendeve të punës që krijon ky investim. Kemi disa sektorë strategjikë si energjia apo turizmi. Kemi lehtësira fiskale për disa fusha. Po kështu kemi zhvilluar një sërë zonash të lira për zhvillimin ekonomik. Për vendet si ky i yni investitorët përqendrohen për të marrë lehtësira sa i takon taksave. Investimi në Shqipëri dhe pasja e marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë do të nënkuptojë që ju mbërrini në një treg shumë milionësh për shkak te tregut që ne duam të bëjmë përmes ‘Ballkanit të Hapur’”, tha Ibrahimaj.


Lajmi kryesor:

Rama nga Holanda: SHELL drejt zbulimit në nëntokën shqiptare një sasi të madhe gazi dhe nafte, mund të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë por edhe të Evropës


K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë