Ibrahimaj: S'do të ketë më asnjë shtyrje të afatit për vendosjen e gjobave për fiskalizimin! Mirëkuptim deri në 1 janar 2022

 

Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha për Report Tv se nuk do të ketë shtyrje afateve per të nisur fiskalizimin, por vetëm shtyrje të afatit për të vendosur gjoba.

"Fiskalizimi nuk është gjë tjetër veçse lëshimi elektronike, pra nëse më parë faturat lëshoheshin me letër tanimë duhet faturë elektronike. Lëshohet fatura nga shitësi, dërgohet tek serveri i  drejtoria e tatimeve dhe merr një kod unik dhe më pas i dërgohet blerësit dhe më pas shkohet në bankë dhe paguhet. 

Përfitimet e fiskalizimit janë të shumta. Ne presim që nëpërmjet lëshimit të faturës elektronike të ulim informaliteti, të rrisim efeciencën e administratës, të ulim burokracitë në përmbushjen tatimore dhe të thjeshtësojmë bashkëveprimin tatime-biznes. Ne do të kemi më shumë informacion për faturat e biznesit apo edhe për risqet, dhe  bëjmë analiza në zyrë dhe jemi më pak në terren.

Modeli i përdorur është implementuar edhe në vende të tjera, ne na zuri në  pandemi dhe ky biznes u shty. Sot ekonomia po ecën me ritme të shpejta dhe gjendja e biznesit është më e mirë se ajo e vitit të kaluar, dhe biznesi është gati për të zbatuar këtë reformë.

Ne kemi bërë një sërë trajnimesh dhe kemi disa trajnime të vazhdueshme me shoqatat e kontabilistëve, me shoqatat e bizneseve, apo me sektorë të ndryshëm që futen për herë të parë në fiskalizim, si transport apo exx cange. Kjo është një reformë e ndërlikuar dhe më e rëndësishme në 10 vite, për këtë arsye ne shtymë edhe afatin e gjobave për në 1 janar 2022, kjo do të bëjë që bizneset të fillojnë këtë proces pa pasur presionin e ndëshkimeve.  Bëhet fjalë bëhet fjalë për shtyrje të afatit për gjobat për fiskalizimin, nëse në 1 janar do hynin në fuqi për biznes-shtet, në 1 korrik për biznes-biznes apo në 1 shtator biznes – konsumator, kjo do të thotë që tatimet nuk do të gjobisin asnjë biznes që lëshon përsëri fatura me sistemin aktual deri në 1 janar 2022", tha Ibrahimaj.


Lajmi kryesor:

Fiskalizimi/ Kasat fiskale 'monopol'? Drejtoresha e Tatimeve, Ibrahimaj jep lajmin në Report Tv: Sot zgjidhim problemet me formularin për kasat e vjetra! Kemi zgjeruar tregun


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja