Delegacioni i Venecias u takua fillimisht gjatë paradites me ekspertët e nivelit të lartë të grupit të punës për të diskutuar me ta draftin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, në funksion të draft-opinionit të miratuar nga vetë Komisioni i Venecias më 19 dhjetor 2015. Ekspertët e Nivelit të Lartë, hartues të projektit të ndryshimeve kushtetuese kanë prezantuar projektin dhe ndryshimet e bëra prej tyre në reflektim të raportit paraprak të Komisionit të Venecias të muajit dhjetor.
Pas takimit i cili zgjati rreth 2 orë, eksperti Gent Ibrahimi, tha se u diskutuan me detaje të gjitha nenet e draftit të tyre.
"Qëllimi i këtyre takimeve është që ata të kuptojnë më mirë pozicionin tonë edhe të dëgjojnë shpjegimet për zgjidhjet që ne kemi propozuar. Sesa të kënaqur ishin do ta marrim vesh kur të shkruajnë opinionin përfundimtar të cilin po e presim me padurim të gjithë. Takimi ishte dy orë aq sa ishte parashikuar kishte plotë çështje që duheshin shpjeguar. Të gjitha çështjet që kanë qenë objekt i opinionit të tyre një pjesë ë tyre u trajtuan sot një pjesë tjetër do të trajtohen në takimin e radhës që është nesër. Kjo ishte radha jonë që të flisnim dhe shpjegonim zgjidhjet tona, radha e tyre vjen më vonë dhe vjen në formën e një opinionin të shkruar, aty do i marrim përgjigjet dhe do të kuptojmë sa bindës kemi qenë", tha Ibrahimi.
Në vijim të axhendës, ekspertët e Venecias zhvilluan një takim me ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani. Mësohet se gjatë këtij takimi është diskutuar mbi çështjet që lidhen me reformën në drejtësi, sikurse është roli i Ministrit të Drejtësisë në raport me sistemin gjyqësor, roli i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Po ashtu në fokus të diskutimeve ishin edhe çështje që lidhen me procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa është folur edhe mbi parimin e karrierës dhe rekrutimin e tyre. Manjani dhe raporterët e Venecias kanë vlerësuar nevojën për vijimin e bashkëpunimit gjatë procesit të hartimit të ligjeve në zbatim të reformës.
Po ashtu raporterët e Venecias janë takuar në ambjentet e kryesisë edhe me ekspertët e opozitës.
Halimi: Ekspertët e Komisionit të Venecias kërkuan konsensus, mbështesim formulat e tyre
Pas takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Eduard Halimi tha se në takim është diskutuar për opinionet e dhëna nga ekspertët e opozitës, pasi ajo është kundër injorimit që maxhoranca i ka bërë këtyre opinioneve me qëllim që të kapë sistemin e drejtësisë. Ai ka theksuar se PD ka shprehur qëndrimin se reforma është jetike, por kurrsesi nuk duhet të lihet në dorën e maxhorancës që përmes shumicës së votave të kapë sistemin e drejtësisë.
Pavarësisht se votimi me 2/3 e anëtarëve të Kuvendit të krerëve të institucioneve dhe gjyqtarëve të kushtetueses ka qenë kali i betejës i demokratëve në reformën në drejtësi, ata do pranojnë pa problem të gjithë formulat që Komsioni i Venecias do të propozojë.
Madje disa nga këto formuala i janë paraqitur të djathtëve nga delegacioni i Venecias që do të hartojë rekomandimet mbi draftin e reformës që këtë të enjte,në takimin që patën me ta.
“Shprehëm para reporterëve qëndrimin e opozitës se kjo reformë është jetike për vendin, ka dakortësi dhe vullnet të opozitës për të votuar ligjet për luftën ndaj korruspionit në drejtësi dhe zyrtarëve të korruptuar. Shprehën shqetësim për ngritjen e një skeme institucionale që synon kapjen politike nga mazhoranca me 94 vota” vijoi Halimi.
Sipas tij, në këtë takim pati diskutime dhe shkëmbyen qëndrimet me ekspertët që kanë të bëjnë me thjeshtimin e skemëns institucionale dhe daljen nga proçesi i emërimit të zyrtarëve të drejtësisë me 3/5 duke sjellë formula të tjera.
“Ne shprehëm qëndrimin që jemi të hapur për çdo rekomandim që do vijë nga Komisioni i Venecias që do të mundësonte pjesëmarrje substanciale të opoziës dhe do ndalonte qeverinë të kapte drejtësinë” tha ai.
Në këtë takim nga ekspertët kanë sugjeruar që të gjëndet konsensus mes palëve që edhe komisioni të gjente zgjidhjet më të mria që kjo reformë ti rezitojë presioneve politike për të sjellë pamundëisnë e kapjes së politikës dhe sistemit të drejtësisë. PD, tha Halimi, ka qenë e vendosur që proçesi të ishte me një dialog të sinqertë dhe të kishim një opsion që ti dorëzohej komisionit të venecias, ndërkohë që opozita pret nëse do ketë lëvizje nga qëndrimi i maxhorancës dhe kjo do të përshendetet por nuk duket gjë në këtë drejtim.
“Reporterët janë duke lexuar qëndrimet e PD për draftin e njëanshëm të reformës dhe kemi besimin se komisioni i venecias do vazhdojë t’iu qëndorjë standarteve të vendosura deri në mars kur të dalë raporti përfundimtar".
Njoftimi i mberritjes se Komisionit te Venecias
“Më 21 dhe 22 janar të vitit 2016 një delegacion i Komisionit të Venecias do të vizitojë Tiranën për të diskutuar draftin e rishikuar të amendamenteve kushtetuese lidhur me reformën gjyqësore. Ky drafti i rishikuar është përgatitur nga Parlamenti në bazë të rekomandimeve të bëra nga opinioni paraprak i Komisionit të Venecias i miratuar në dhjetor të vitit 2015. Opinioni përfundimtar mbi draftin e rishikuar do të përgatitet në shkurt dhe do të dorëzohet në mars 2016 gjatë sesionit plenar”-thuhet në faqen zyrtare
Takimet e delegacionit të Venecias, do të vijojnë edhe nesër, ku raporterët do të takohen me Presidentin Bujar Nishani, ndërsa në përmbyllje të axhendës së tyre do të mbahet edhe një konferencë për shtyp.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)