Ibrahimi takim me drejtuesit e prokurorive Kurbin dhe Krujë, i japin 'llogari' për problematikat
Nga takimi i Gent Ibrahimit, me drejtuesit e prokurorive të rretheve
Ditën e sotme, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e prokurorive të rretheve Kurbin dhe Krujë, Arben Nika dhe Petrit Çano.
Ibrahimi është njohur nga afër me problematikat e këtyre dy prokurorive. Hartimi dhe zbatimi i dy rregulloreve, ajo për Lëvizjet Paralele dhe Ngritjen në Detyrë, ishte një ndër pikat më të rëndësishme të diskutimit, ku u dakordësua për një gjithëpërfshirje më të madhe të prokurorëve dhe Këshillit në këtë proces.
Me interes të veçantë është trajtuar edhe një ndër problemet më të shpeshta sa i përket shtimit të numrit të oficerëve gjyqësorë pranë prokurorive. Rishikimi i hartës gjyqësore është edhe një nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë dhe efektiv mes oficerëve gjyqësore dhe prokurorëve. Një nevojë kjo e cila lind nga ngarkesa e punës, sidomos në prokurorinë e rrethit Kurbit, e cila renditet e 5-ta në vend për nga volumi i cështjeve që trajton në vit.
Gjithashtu, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është ndalur edhe tek vendimi që ky këshill mori në lidhje me vlerësimin e prokurorëve.
Ibrahimi u shpreh se kjo nuk është një tentativë e Këshillit për të zëvendësuar kompetencat e KPK, KPA apo edhe OMN-së, por një hapësirë për të mbushur vakancat urgjente që ka sistemi aktualisht, duke respektuar të gjitha vendimet dhe rezultatet që do të sjellë procesi i Vetingut.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkrumbohet nga flakët një makinë pranë nënkalimit në Fushë-Mamurras (VIDEO)
12 Shkurt, 14:30
-
Krujë/ Kërcënuan me kallash xhaxhain dhe të atin, në pranga 19-vjeçari, në kërkim vëllai i mitur
11 Shkurt, 13:51
-
Fushë-Krujë/ Ndihmoi autorin që hodhi në erë me tritol lokalin ‘Brazili i vjetër’, arrestohet 41-vjeçari! (EMRI)
10 Shkurt, 10:25
-
Vendoset eksploziv jashtë banesës së një 51-vjeçari në Nikël! Lënda nuk ka shpërthyer, sekuestrohet nga policia
1 Shkurt, 17:19
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Kurbin/ I dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm, në pranga 53-vjeçari me 4 emra
19 Janar, 11:57
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Laç/ Përplasi të moshuarën me automjet, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)
15 Janar, 10:59
-
Kurbin/ I riu ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së miut, nis hetimi për shefin e urgjencës (EMRI)
14 Janar, 14:22
-
Panik në Kupën e Shqipërisë, portieri largohet me barelë nga fusha dhe dërgohet në spital
14 Janar, 13:56
-
Deputetja e PD: Belinda Balluku mburret me arritje imagjinare, qytetarët po përballen me mungesë energjie! Ulja e çmimit me 1 lek, tallje
14 Janar, 12:51
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42